Jaupaj: Ballkonet panoramikë zgjerojnë potencialin ekoturistik të zonave të mbrojtura

Ky projekt një nismë e Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) synon të ofrojë për vizitorët eksperienca turistike më të plota, ndërgjegjësuese dhe edukative në natyrë.


Disa prej zonave të mbrojtura të vendit do të pasurohen me një rrjet të ri ballkonesh panoramikë.

Ky projekt një nismë e Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) synon të ofrojë për vizitorët eksperienca turistike më të plota, ndërgjegjësuese dhe edukative në natyrë.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se ky projekt u prezantua sot në kubin “InNature” të Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tek Piramida.

“Ky projekt do të krijojë 12 pika panoramike në harmoni me mjedisin dhe karakteristikat e zonave përkatëse, për t’i afruar vizitorët edhe më shumë me natyrën, peizazhet dhe biodiversitetin tonë të jashtëzakonshëm në parqet kombëtare dhe natyrore në të gjitha qarqet e vendit, duke zgjeruar edhe potencialin ekoturistik”, theksoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj u shpreh se “ky projekt i ri shkon në të njëjtën linjë me objektivat tona për Kapitullin 27 dhe për afrimin e standardeve shqiptare me ato të Bashkimit Europian, si një proces që kërkon jo vetëm politika, por projekte konkrete në terren”.

Jaupaj i shprehu mirënjohjen ekipit të AKZM dhe partnerëve që sipas tij po e çojnë përpara këtë nismë të bukur dhe të rëndësishme për zonat e mbrojtura.

Ballkonet panoramikë do të shtrihen në 12 qarqet e vendit dhe do të realizohen në pika strategjike që ofrojnë pamje të bukura nga peizazhi shqiptar, si: Parku Kombëtar Mali i Tomorit në Berat; Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës në Dibër; Divjakë-Karavasta në Fier; Maja e Kallabakut në Parkun Natyror Korab-Koritnik në Kukës, Parku Natyror Syri i Kaltër në qarkun Vlorë, Parku Kombëtar Mali i Dajtit në Tiranë; Parku Natyror Qafështamë në Durrës; Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës në Gjirokastër; Parku Kombëtar Shebenik në Elbasan etj.

Ballkonet panoramike do të jenë struktura të lehta, të ndërtuara me materiale ekologjike dhe me ndikim minimal në mjedis.

Burimi ATSH

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama garantoi sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga situata e përmbytjeve, duke theksuar se qeveria…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama garantoi sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga situata e përmbytjeve, duke theksuar se qeveria…