Balluku: 530 mjete dhe 1200 punonjës në gatishmëri për dimrin në akset rrugore

Strukturat e mirëmbajtjes do të jenë në shërbim 24 orë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë udhëzimet dhe të udhëtojnë me mjete të përgatitura për kushtet e stinës.


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka finalizuar përgatitjet për mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore, me qëllim garantimin e qarkullimit normal dhe të sigurt gjatë muajve të ftohtë.

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot nëpërmjet rrjeteve sociale se strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat logjistike dhe teknike për menaxhimin e situatave të mundshme të motit të keq.

Sipas të dhënave të bëra publike janë 530 mjete të vendosura në dispozicion për ndërhyrjet në rrugë, 5050 tonë kripë janë siguruar për trajtimin e akullit dhe borës dhe 1200 punonjës janë angazhuar në operacionet e mirëmbajtjes dimërore.

Balluku nënvizoi se këto masa synojnë të garantojnë qarkullimin e pandërprerë dhe pa problematika në të gjitha akset rrugore të vendit, duke minimizuar rreziqet dhe vonesat për qytetarët dhe bizneset gjatë sezonit dimëror.

Strukturat e mirëmbajtjes do të jenë në shërbim 24 orë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë udhëzimet dhe të udhëtojnë me mjete të përgatitura për kushtet e stinës.

Burimi ATSH

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…