Lamallari: Buxheti për Drejtësinë 14,96 miliardë lekë, prioritet sistemi i burgjeve dhe godina e re e Institutit për të Miturit

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, projektbuxhetin për vitin 2026, për Ministrinë e Drejtësisë.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, projektbuxhetin për vitin 2026, për Ministrinë e Drejtësisë.

Konkretisht për Ministrinë e Drejtësisë janë parashikuar 14,96 miliardë lekë, të ndara 8,38 miliardë lekë për shpenzime për paga dhe sigurime shoqërore, 2,6 miliardë lekë për mallra dhe shërbime, 2,7 miliardë lekë zëra në transferta dhe 1,28 miliardë lekë për shpenzime dhe investime.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se ky buxhet adreson plotësisht nevojat që ka Ministria e Drejtësisë.

“Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë prej 14,96 miliardë lekësh adreson plotësisht nevojat që ne kemi, ku sigurisht prioritete janë ato që lidhen me sistemin e burgjeve. Kemi disa projekte të reja me rikonstruksion dhe ngritje të godinave të reja për burgjet duke ofruar standardet ndërkombëtare në trajtimin e të dënuarve.

Përmbarimin gjyqësor, ndihma juridike falas, ku rreth 5 mijë qytetarë llogaritet se do të ndihmohen përmes këtij mekanizmi, mjekësia ligjore, më shumë qytetarë përfitojnë nga ky buxhet për të adresuar nevojat e mjekësisë ligjore”, tha Lamallari.

Lamallari përmendi gjithashtu edhe ndërtimin e godinës së re të Institutit të të Miturve në Konflikt me Ligjin, “i cili ndërtohet si godinë për herë të parë dhe përbën një risi jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin, ku do të kemi institut model për trajtimin e posaçëm të veçantë të të miturve në konflikt me ligjin”.

Pjesën më të madhe të buxhetit e merr sistemi i burgjeve. Plot 9.75 miliard lekë të dedikuara për kushte më të mira jetese, siguri më të lartë, por edhe investime.

Lamallari po ashtu theksoi se “ndërtimi i IEVP Kukës, 225,302,000 lekë, një investim i rëndësishëm për të lehtësuar ngarkesën e institucioneve ekzistuese dhe për të balancuar shpërndarjen gjeografike”.

“Rikonstruksion IEVP Fushë-Krujë, 100,000,000 leke nga buxheti i shtetit. Vlera totale e projektit është 320,000,000 lekë, nga të cilat 220,000,000 lekë janë financuar nga Ambasada Britanike dhe grande te tjera. Projekti parashikon rehabilitimin e plotë të infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të brendshme, me synim rritjen e sigurisë dhe standardeve të jetesës së të dënuarve”, vijoi ai.

Lamallari theksoi se, 2.83 miliardë lekë janë parashikuar për përshpejtimin e zgjidhjes së dosjeve të mbetura në shërbimin e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Burimi ATSH

Rama: Puna për integrimin nuk pret karriget bosh të opozitës

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se mazhoranca…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Puna për integrimin nuk pret karriget bosh të opozitës

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se mazhoranca…