Enkileda Carja shkëlqen në Lojrat Islamike, vendos dy rekorde botërore

Ky sukses i ri vërteton talentin e jashtëzakonshëm të Enkiledës dhe vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të peshëngritjes.


Peshëngritësja 17-vjeçare Enkileda Carja vijon të bëhet krenari për Shqipërinë.

Pas triumfit në Evropianin e të rinjve në Durrës, ku fitoi 3 medalje ari, ajo shkëlqeu edhe në Lojërat e Solidaritetit Islamik, duke fituar 2 medalje argjendi dhe vendosur dy rekorde botërore.

Në kategorinë 63 kilogramë, Carja ngriti 97 kg në shkëputje, dhe 116 kg në shtytje, të dyja duke shënuar rekorde botërore për të reja.

Ndërkaq, në fund të tetorit, në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që u zhvillua në Durrës, peshëngritësja theu 6 rekorde europiane dhe fituar 3 medalje ari.

Carja theu 3 rekorde evropiane në stilin e shkëputjes (95kg, 97kg dhe 98kg) dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë 63 kg.

Gjithashtu, në stilin e shtytjes, Carja theu 3 rekorde të tjera, (113kg, 116kg, 118kg), duke fituar me dalje ari në shtytje dhe në dygarësh.

Ky sukses i ri vërteton talentin e jashtëzakonshëm të Enkiledës dhe vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të peshëngritjes.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…