Mbyllet edicioni i radhës i UEFA B, diplomohen 32 trajnerë të rinj

Ky kurs për trajnerët me licencën UEFA B është pjesë e përpjekjeve të FSHF për të rritur cilësinë e trajnerëve shqiptarë dhe për të ofruar mundësi të reja për zhvillim profesional në futbollin vendas.


Departamenti i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka përfunduar me sukses kursin për trajnerët me licencën UEFA B në zonën e Tiranës, ku u diplomuan 32 pjesëmarrës, përfshirë edhe dy vajza.

Ceremonia e diplomimit u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”, me pjesëmarrjen e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, dhe përfaqësuesve të Departamentit të Edukimit, të cilët kanë organizuar dhe mbikëqyrur kursin.

Kursi zgjati rreth tre muaj dhe u zhvillua në disa periudha në Shkollën e Edukimit në Kamëz, nën drejtimin e specialistëve të FSHF. Në edicionin e fundit morën pjesë ish-futbollistë të ekipit kombëtar dhe ekipeve shqiptare, si Taulant Xhaka, Ahmed Januzi, Arbër Çyrbja, Ardit Peposhi, Arsid Kruja, Jasmin Rraboshta dhe Alked Çelhaka.

Ish-lojtari kuqezi Taulant Xhaka u shpreh për FSHF se “Kursi ka qenë shumë i mirë, profesorët ishin të mrekullueshëm dhe grupi shumë i bashkuar. Kam mësuar shumë. Synimet për të ardhmen? Do e nis me grupmoshat e vogla dhe në janar do të nis edhe kursin UEFA A”.

Edhe Ahmed Januzi vlerësoi ecurinë e kursit dhe falënderoi FSHF për mundësinë.

“Është kënaqësi të jesh pjesë e këtij kursi, të shkëmbeni ide dhe të krijosh miqësi të reja. Një falënderim i veçantë shkon për Federatën Shqiptare të Futbollit që na e ka mundësuar këtë eksperiencë”, tha ai.

Të dy ish-lojtarët komentuan edhe për Kombëtaren Shqiptare, duke shprehur optimizëm për ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Ky kurs për trajnerët me licencën UEFA B është pjesë e përpjekjeve të FSHF për të rritur cilësinë e trajnerëve shqiptarë dhe për të ofruar mundësi të reja për zhvillim profesional në futbollin vendas.

/FSHF.org

Lexo më shumë nga

Tatimet: Tolerancë zero ndaj informalitetit gjatë sezonit turistik

Administrata tatimore u bën thirrje qytetarëve të kërkojnë gjithmonë faturën tatimore dhe të denoncojnë çdo rast në aplikacionin Denonco Evazionin.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet: Tolerancë zero ndaj informalitetit gjatë sezonit turistik

Administrata tatimore u bën thirrje qytetarëve të kërkojnë gjithmonë faturën tatimore dhe të denoncojnë çdo rast në aplikacionin Denonco Evazionin.