Karakaçi: Në 2026 nis ndërtimi i nënstacionit elektrik nëntokësor në Tiranë

Plani Energjetik i Shqipërisë dhe Tranzicioni i Energjive të Rinovueshme” ishte një ndër panelet më të rëndësishme të zhvilluara në kuadër të edicionit të 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group


“Plani Energjetik i Shqipërisë dhe Tranzicioni i Energjive të Rinovueshme” ishte një ndër panelet më të rëndësishme të zhvilluara në kuadër të edicionit të 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, kompanive vendase dhe ndërkombëtare, në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, me përfaqësues nga Italia, Zvicra, SHBA, Sllovenia dhe vende të tjera. Diskutimet e panelistëve u fokusuan në strategjinë kombëtare të energjisë dhe hapat drejt tranzicionit të qëndrueshëm energjetik në përputhje me objektivat e EU Green Deal dhe vizionin “Shqipëria 2030”.

Projektet energjetike në Tiranë

Enea Karakaçi, administrator i OSHEE, i ftuar në këtë panel theksoi se objektivat e qeverisë shqiptare janë për të ulur humbjet deri në vitin 2030 në sistemin e shpërndarjes në 10%, gjë që do të arrihet edhe përmes investimeve të reja. “Kemi disa projekte të cilat synojnë t’i japin një transformim shoqërisë, ku më i rëndësishmi mbetet nënstacioni i parë elektrik nëntokësor i qendrës së Tiranës-qytet, që ka nevojë për një nënstacion të ri, pasi ka një bum ndërtimesh. Ky është nënstacioni i parë i këtij lloji në Shqipëri, por dhe ndër të rrallët në Europë. Është nëntokësor, për shkak edhe të arkitekturës që duhet ta respektonim. Ka një vlerë rreth 22 milionë euro, jemi në fazën përmbyllëse të garës, dhe mendoj që brenda vitit 2026 do të kemi fillimin e ndërtimit të tij, një projekt i rëndësishëm për sa i përket furnizimin me energji në qytetin e Tiranës”, tha Karakaçi.

Nënstacioni elektrik 110/20 kV do të pozicionohet pranë sheshit “Skënderbej”, ndërsa projekti parashikon përdorimin e teknologjisë me gaz për pajisjet që do të kryejnë kontrollin, mbrojtjen dhe izolimin e sistemeve të energjisë në këtë nënstacion.

Projekti i Spitallës

Pjesë e diskutimeve në panelin për energjinë ishte edhe Kelly Clutterbuck, drejtoreshë e “Voltalia”, e cila u ndal gjithashtu në disa projekte që kompania të cilën ajo drejton ka ndërmarrë në këtë sektor në vendin tonë. “Ne kemi pasur disa projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, siç është projekti i Spitallës, që është duke u ndërtuar dhe shpresojmë të jetë operacional në 2027-ën. Ne duke kontribuar në tregun e energjisë kemi një portofol ambicioz me diversifikimin e teknologjive, siç është ruajtja e energjisë së erës në bateri, në mënyrë që Shqipëria të arrijë objektivat e saj në fushën e energjisë dhe që t’i përshtatet nevojave të saj. Këto projekte të ndërmarra nga 2020 deri më 2025 kanë marrë kohën e vet, është një proces i gjatë, me vonesat e veta, por kemi punuar afër dhe me ministritë përkatëse dhe të gjitha institucionet e linjës, edhe sa i përket ndryshimeve të kuadrit rregullator që janë shumë të nevojshme dhe esenciale për vendin”, theksoi Clutterbuck.

Panelet diellore

Ani Hasa, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë u ndal në implementimin e eficiencës së energjisë në ndërtesa, e cila sjell reduktim të përdorimit të energjisë dhe ulje të kostos së saj për banorët. “Në 5 vitet e fundit jemi fokusuar te pjesa e eficiencës së energjisë dhe forcimin e bazës ligjore, në 5 vitet e ardhshme do të fokusohemi dhe kemi nisur me projekte pilote të vogla, kryesisht në rrethe në rinovimin e ndërtesave publike që kanë pasur impakt në uljen e konsumit të energjisë, rritje të standardit të jetesës së qytetarëve, por dhe rritje të vlerës së pronës. Dhe ne inspektimet e fundit që kemi bërë në terren, të gjithë janë të kënaqur”, theksoi Hasa.

Ndërsa Arjan Çiftja, shkencëtar energjetik dhe zbulues i teknologjisë fotovoltaike me efikasitet të lartë, u ndal në rëndësinë e ndërtimit të paneleve diellore si energjia e së ardhmes, ndërsa theksoi më tej se vendi ynë është i përshtatshëm për të bërë një kombinim të përdorimit të energjisë diellore me atë hidrike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Potenciali turistik për “Shqipërinë 2030” në TIF, në fokus turizmi gjithëvjetor

Shqipëria turistike dhe oferta e saj në tregun ndërkombëtar të turizmit, ishin pjesë e diskutimit në panelin me temë “Turizmi…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Potenciali turistik për “Shqipërinë 2030” në TIF, në fokus turizmi gjithëvjetor

Shqipëria turistike dhe oferta e saj në tregun ndërkombëtar të turizmit, ishin pjesë e diskutimit në panelin me temë “Turizmi…