Investimet publike në vitin 2026 arrijnë në 179,6 miliardë lekë

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në vlerën 179,6 miliardë lekë, ose sa 6,5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).


Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në vlerën 179,6 miliardë lekë, ose sa 6,5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Sipas të dhënave nga projektbuxheti 2026, kjo shumë përfshin edhe fondin e rindërtimit në vlerën 5 miliardë lekë, si dhe 6,8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh që do të mbështeten në kuadër të Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian.

Në planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë marrë në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet me financim të huaj dhe të brendshëm, ndërsa prioritet do t’u jepet projekteve në vazhdim për të siguruar vijueshmërinë e tyre pa vonesa.

Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2025, vëllimi i investimeve publike për vitin 2026 rezulton rreth 15,5 miliardë lekë më i lartë, duke reflektuar angazhimin e qeverisë për të ruajtur një nivel të lartë të shpenzimeve kapitale dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit.

Investimet do të përqendrohen në projekte me rëndësi strategjike kombëtare, në përputhje me prioritetet e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2021-2030, me fokus në infrastrukturë, digjitalizim, transport, bujqësi, arsim dhe shëndetësi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë