Costa: Shqipëria, punë të jashtëzakonshme në përparimin drejt anëtarësimit në BE

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa deklaroi sot se, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka përshpejtuar ndjeshëm përparimin në rrugën e saj të anëtarësimit.


Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa deklaroi sot se, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka përshpejtuar ndjeshëm përparimin në rrugën e saj të anëtarësimit.

Duke folur në Samitin e Zgjerimit të BE-së, në Euronews, ditën kur publikohen raportet e zgjerimit të Komisionit Evropian, Costa u shpreh se zgjerimi është një nga prioritetet e tij kryesore.

“Zgjerimi është një prioritet në të cilin besoj thellësisht. Dhe konteksti aktual gjeopolitik e bën këtë prioritet edhe më urgjent dhe të domosdoshëm për Bashkimin Evropian”, tha Costa.

“Në një epokë pasigurie gjeopolitike dhe paqëndrueshmërie ekonomike, një Bashkim Evropian i zgjeruar do të thotë një Evropë më e sigurt, më e fortë dhe më paqësore, në vend dhe në botë. Zgjerimi është investimi më i mirë që mund të bëjmë sot për të ardhmen tonë”, u shpreh ai.

Costa u shpreh se raporti i sotëm i zgjerimit thekson se, “ky është mandati i parë i Komisionit që nga vitet 2010-2014, ku zgjerimi është një mundësi realiste”.

“Ukraina, Moldavia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian. Viti 2025 ishte një vit progresi konkret për partnerët tanë të zgjerimit. Kemi parë një punë shumë të vështirë që dha përparim shumë real”, vuri në dukje Costa.

“Shqipëria ka bërë gjithashtu një punë të jashtëzakonshme dhe ka përshpejtuar ndjeshëm përparimin në rrugën e saj të anëtarësimit”, theksoi më tej Presidenti i Këshillit Evropian.

Ai theksoi se, “zgjerimi sot nuk është një vizion abstrakt apo një listë dëshirash, por është një proces transformues”.

“Është thelbësore të konsolidohet demokracia dhe sundimi i ligjit, në të njëjtën kohë këto janë dy parakushte thelbësore për një zgjerim të suksesshëm. Ne duhet të jemi më kërkues ndaj standardeve dhe më efikasë dhe pragmatikë në proces”, tha Costa.

“Të vazhdojmë rrugën e reformave të thella, në përputhje me qasjen e bazuar në meritë dhe, paralelisht, të përgatisim Bashkimin Evropian që të jetë gati, efikas dhe i aftë të mirëpresë anëtarë të rinj”, tha Costa.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë