Sistem i ri klasifikimi për financat e gjelbra sipas standardeve të BE-së

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), organizuan workshop-in tematik “Taksonomia kombëtare e Gjelbër: Parimet, qeverisja dhe ndërveprueshmëria me standardet e BE-së”, si pjesë e Programit të Asistencës Teknike për Sistemet Financiare të Gjelbëra.


Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), organizuan workshop-in tematik “Taksonomia kombëtare e Gjelbër: Parimet, qeverisja dhe ndërveprueshmëria me standardet e BE-së”, si pjesë e Programit të Asistencës Teknike për Sistemet Financiare të Gjelbëra.

Taksonomia e Gjelbër është një sistem klasifikimi që tregon se cilat opsione investimi janë të qëndrueshme në aspektin mjedisor.

Zv/guvernatorja e dytë e BSH-së, Natasha Ahmetaj theksoi se zhvillimi i Taksonomisë kombëtare të Gjelbër është pjesë e proceseve integruese në të cilat Banka e Shqipërisë është përfshirë në kuadrin e detyrimeve që burojnë nga Kapitulli 9 “Shërbimet Financiare”.

Sipas saj, ky zhvillim përfaqëson një hap të ri drejt harmonizimit të plotë të sistemit financiar shqiptar me standardet evropiane.

“Hartimi i Taksonomisë së Gjelbër për Shqipërinë siguron një instrument thelbësor për orientimin e kapitalit drejt investimeve me ndikim mjedisor e klimatik pozitiv. Ajo shkon përtej një detyrimi institucional apo formaliteti teknik, duke u shndërruar në një mundësi reale për transformimin e qëndrueshëm të ekonomisë në përputhje me objektivat kombëtare, si dhe mbrojtjen e sektorit financiar”, nënvizoi ajo.

Përfaqësuesi i Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri, Alessandro De Concini, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Bankën e Shqipërisë dhe rezultatet konkrete të arritura deri më tani.

“Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e një agjende gjithëpërfshirëse të financave të gjelbra, përmes zbatimit të Strategjisë së saj të Gjelbër, publikimit të udhëzuesit për bankat mbi menaxhimin e rreziqeve klimatike dhe zhvillimit të stres-testit mbi rreziqet e tranzicionit, si dhe nismës për krijimin e Komitetit të ESG-së, që përfaqëson një praktikë të mirë ndërkombëtare”, theksoi ai.

Gjatë punimeve të workshop-it u trajtuan struktura e qeverisjes së taksonomisë, parimet dhe kriteret e zhvillimit e përzgjedhjes së sektorëve ekonomikë, si dhe modalitetet e integrimit të elementeve të përshtatjes klimatike.

Ky aktivitet përfaqëson një tjetër hap përpara në procesin e tranzicionit të gjelbër të sistemit financiar shqiptar dhe afirmon rolin udhëheqës të Bankës së Shqipërisë në nxitjen e politikave të qëndrueshme, integrimin e rreziqeve klimatike në tregjet financiare dhe përafrimin me standardet evropiane për financat e gjelbra.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

8 Dhjetori, Gonzato dhe Gonxhja: Rinia, motori i reformave dhe integrimit europian

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u bënë thirrje të…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

8 Dhjetori, Gonzato dhe Gonxhja: Rinia, motori i reformave dhe integrimit europian

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u bënë thirrje të…