Doganat dhe AKSHE, marrëveshje për kontroll më efektiv të mallrave ushtarake

Marrëveshja u firmos nga drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe drejtori i AKSHE, Andrea Shllaku.


Në prani të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe atij të Financave Petrit Malaj, u nënshkrua sot në Tiranë marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE).

Marrëveshja u firmos nga drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe drejtori i AKSHE, Andrea Shllaku.

Kjo marrëveshje ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për lehtësimin e zbatimit të kuadrit ligjor në fuqi dhe për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta në fushën e kontrollit të mallrave me përdorim të dyfishtë dhe atyre ushtarake. Palët angazhohen të zhvillojnë një platformë efektive komunikimi dhe shkëmbimi informacioni, si dhe të ofrojnë asistencë teknike gjatë identifikimit dhe klasifikimit të mallrave që hyjnë ose dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, është parashikuar që të dy institucionet të realizojnë një analizë të përbashkët të riskut, me objektiv minimizimin e rreziqeve që lidhen me transferimet ndërkombëtare të mallrave ushtarake, artikujve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, duke përfshirë edhe parandalimin e trafikut të tyre të paligjshëm.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje pritet të sjellë rezultate të prekshme në: rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale; përmirësimin e kohës së reagimit dhe verifikimit; forcimin e mbrojtjes kundër përdorimeve të paligjshme të mallrave strategjike dhe përputhshmërinë e plotë me regjimet dhe standardet ndërkombëtare të kontrollit të eksporteve.

Iniciativa kontribuon në garantimin e sigurisë kombëtare, mbrojtjen e interesave strategjike të shtetit dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…