Lamallari: Kongresi i së Drejtës në Shqipëri, më i rëndësishmi në rang botëror

Kongresi Botëror i së Drejtës (World Law Congress Albania), më i madhi në rang botëror do të mbahet për herë të parë në Shqipëri në muajin prill të vitit 2027.


Kongresi Botëror i së Drejtës (World Law Congress Albania), më i madhi në rang botëror do të mbahet për herë të parë në Shqipëri në muajin prill të vitit 2027.

Në këtë kuadër Ministria e Drejtësisë ka nisur përgatitjet. Në një intervistë televizive, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se në këtë kongres ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe Mbreti Felipe i Spanjës dhe figura shumë të njohura botërore, personalitete etj.

“Kongresi tre ditor kulmon me ceremoninë e ndarjes së çmimit botëror të paqes dhe lirisë, i cili njihet botërisht edhe si Nobeli i së drejtës ku ndër emrat e spikatur që kanë përfituar këtë çmim kanë qenë Nelson Mandela, apo edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, tha Lamallari.

Ministri Lamallari u ndal edhe te pritja nga Ministria e Drejtësisë e delegacionit të ardhur nga Fondacioni Botëror i së Drejtës në Tiranë.

Sipas Lamallarit, takimi ishte në kuadër të qëllimit të përbashkët për të garantuar të gjithë masat e nevojshme nga ato që lidhen me protokollin, sigurinë, organizimin dhe deri tek garantimi i një eventi të suksesshëm për Shqipërinë për përfitimet që sjellë, por edhe për pjesëmarrësit nga të gjithë vendet e botës.

“Këtu Ministria e Drejtësisë ka një rol kyç, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare”, tha ai.

Lidhur me faktin, se pse u zgjodh Shqipëria për mbajtjen e këtij forumi kaq të rëndësishëm, ministri Lamallari u shpreh se ka një bord vendimmarrës që shqyrton të gjithë kandidaturat dhe Shqipëria ka shumë për të përcjellë përmes këtij eventi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

Lamallari nënvizoi se ky forum është më i rëndësishmi në nivel botëror, kjo për vetë faktin se vitin e ardhshëm shënohet 10-vjetori i zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe një vit më pas, kur do të organizohet Kongresi Botëror i së Drejtës në Shqipëri synohet mbyllja e negociatave të Shqipërisë me Brukselin.

Përgjatë ditëve të Kongresit do të jenë rreth 40 panele të ndryshme diskutimi me pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Në prill të vitit 2027, Tirana do të jetë kryeqyteti që do të mbledhë gati pesë mijë gjyqtarë nga e gjithë bota, krerë shtetesh dhe personalitete të së drejtës.

Në shkurt të këtij viti, ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama në Madrid, ku u firmos marrëveshja për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit që do të mbahet në Tiranë në prill të vitit 2027.

Burimi ATSH

Rama në Armeni, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Yerevan të Armenisë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Armeni, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Yerevan të Armenisë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit…