Shërbimi “Gjurmo Dokumentin”, lehtësi për qytetarët

Prej shtatorit qytetarët po përfitojnë nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin”, i cili u mundëson atyre të ndjekin në kohë reale ecurinë e dokumenteve të identifikimit, nga momenti i aplikimit deri tek tërheqja në çdo vend në çdo kohë.


Prej shtatorit qytetarët po përfitojnë nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin”, i cili u mundëson atyre të ndjekin në kohë reale ecurinë e dokumenteve të identifikimit, nga momenti i aplikimit deri tek tërheqja në çdo vend në çdo kohë.

Përmes kodit unik të aplikimit, qytetarët mund të kontrollojnë online nëse dokumenti i tyre është pranuar, është në prodhim apo nëse është gati për t’u tërhequr në zyrat e aplikimit ose në Drejtoritë Vendore të Policisë së Shtetit.

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu publikoi sot dëshmi të qytetarëve të cilët tashmë mund të ndjekin lehtësisht procesin e gjurmimit të dokumenteve biometrikë.

Një qytetar u shpreh i kënaqur nga shërbimi.

“E bëra aplikimin për pasaportën në Kamzë dhe më erdhi një mesazh për ta gjurmuar dhe në bazë të atij mesazhi e konfirmova se kishte dalë pasaporta dhe u paraqita tek drejtoria për ta tërhequr dhe falë kësaj fitova kohë që mos të paraqitesha dy-tre herë”, tha ai.

Koçiu nënvizoi më tej se “me shërbimin “Gjurmо Dokumentin”, mjafton kodi unik për të parë nëse dokumenti yt është pranuar, në prodhim apo gati për t’u tërhequr.

Ky shërbim synon të garantojë informim të menjëhershëm, marrjen në kohë të dokumenteve dhe lehtësim të procedurave, duke rritur transparencën dhe besimin në proces.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tabaku takon deputetin gjerman: Integrimi në BE kërkon reforma reale

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tabaku takon deputetin gjerman: Integrimi në BE kërkon reforma reale

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e…