Lamallari dhe Pirdeni presin delegacionin finlandez: Çmojmë mbështetjen e Finlandës në procesin integrues

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, së bashku me ministren e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, pritën sot një delegacion të nivelit të lartë të Komisionit për Çështjet Ligjore të Parlamentit të Republikës së Finlandës.

Lamallari bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për Agjendën e Reformave dhe Planin e Rritjes, teksa shtoi se “vumë theksin te progresi që Shqipëria ka bërë në pavarësinë e gjyqësorit, sundimin e ligjit dhe forcimin e shtetit ligjor si gurëthemeli i procesit tonë të anëtarësimit në BE”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Lamallari nënvizoi më tej se “përafrimi i legjislacionit, duke përdorur këtu edhe avantazhet që krijon Inteligjenca Artificiale, si dhe rritja e performancës institucionale, mbeten ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, jo si formalitet, por si pjesë e transformimit të vërtetë në përputhje me vlerat dhe standardet e BE-së”.

“Ne çmojmë shumë mbështetjen e vijueshme të Finlandës në procesin tonë integrues dhe me modelin e saj të qeverisjes bazuar në transparencë, llogaridhënie institucionale dhe efikasitet digjital”, shkruan Lamallari.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia