Shqipëria thellon bashkëpunimin me BE për Kapitullin 27 për çështjet e mjedisit

Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, zhvilloi në Tiranë priti sot Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Valentina Superti, në kuadër të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.


Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, zhvilloi në Tiranë priti sot Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Valentina Superti, në kuadër të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.

Jaupaj tha se, në fokus të takimit ishte përshpejtimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë përmes përmbushjes së Kapitullit 27, që trajton çështjet e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia strategjike e këtij kapitulli si një nga më sfiduesit, por edhe më të rëndësishmit në procesin e anëtarësimit.

Ministri bëri të ditur se Shqipëria po avancon me reforma ligjore, investime infrastrukturore dhe projekte të dedikuara për ekonominë qarkulluese, si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të gjelbër.

“Jemi të angazhuar për të harmonizuar legjislacionin mjedisor me atë të BE-së dhe për të ndërtuar një ekonomi që respekton burimet natyrore, redukton ndotjen dhe promovon energjitë e rinovueshme” deklaroi ministri.

Jaupaj e cilësoi bashkëpunimin me Komisionin Europian një garanci të fortë që Shqipëria të ecën me hapa të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se, “projektet në fushën e mjedisit janë një ndër prioritetet kryesore në këtë rrugëtim”.

Burimi ATSH

Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës

Në kuadër të 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Krujë prezanton për publikun…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës

Në kuadër të 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Krujë prezanton për publikun…