Rama: Sektori privat të investojë për mbrojtjen kibernetike

Rama iu drejtua sot me një fjalë konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që mblodhi në Tiranë delegacione nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e Jashtme, të Mbrojtjes dhe “cyber ambassadors”.


Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e ndërgjegjësimit të sektorit privat për investime në mbrojtjen kibernetike.

Rama iu drejtua sot me një fjalë konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që mblodhi në Tiranë delegacione nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e Jashtme, të Mbrojtjes dhe “cyber ambassadors”.

Kryeministri Rama tha se duhet bërë shumë më tepër për ta përfshirë sektorin privat dhe për t’i ndërgjegjësuar që sulmi kibernetik është real dhe dëmi që mund të bëjë është real.

“Mund t’ju them se si kanë ecur gjërat me sektorin financiar, me bankat. Pasi kaluam këtë sulm të cilit i mbijetuam nga një vend që na vë në shënjestër sistematikisht, por që tashmë jemi shumë më të mirëpozicionuar, u thamë bankave se jemi nën shënjestër të aktorëve të mëdhenj, jo të një aktori të vogël, angazhohuni, investoni dhe të bashkëpunojmë. Jemi gati t’ju ofrojmë dijen tonë dhe t’ju ndihmojmë. E morën shumë lehtë. Pastaj një prej tyre u desh të përballej me këtë gjë dhe e kuptoi se ishte vërtetë shumë keq”, informoi Rama.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se “tani mund të themi me paksa çlirim se kur vjen puna te sektori bankar, niveli i mbrojtjes është i lartë, po aq sa është i lartë kur vjen fjala për sektorin energjetik”.

Kryeministri shprehu bindjen se ka ende shumë më tepër për t’u bërë dhe të gjitha vendet duhet të përballen me këtë vështirësi, që ta përfshijnë e të bëjnë që sektori privat të angazhohet me shpejtësinë që lejon koha në të cilën jetojmë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…