Rama: Do shtojmë hapësirat për këmbësorët në qytete

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se do të zbatohen formula të reja të planifikimit urban për sa i përket shtimit të hapësirave për këmbësorët dhe uljes së shpejtësisë së mjeteve në blloqet e banimit.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se do të zbatohen formula të reja të planifikimit urban për sa i përket shtimit të hapësirave për këmbësorët dhe uljes së shpejtësisë së mjeteve në blloqet e banimit.

Gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare Walk21, në Tiranë, Rama bëri të ditur se për këtë do të diskutohet me Salvador Rueda-n, president i Fondacionit të Ekologjisë Urbane dhe Territoriale, si dhe themelues dhe drejtor i Agjencisë së Ekologjisë Urbane të Barcelonës nga viti 2000 deri në vitin 2020.

“Jam super i lumtur të ndaj me ju lajmin shumë të mirë për ne, që kemi arritur të marrim një hapësirë në agjendën mjaft të zënë të një gjeniu. Nuk e di sa e njihni Salvador Rueda i cili është person i cili ka bërë superblloqet në Barcelonë, që kanë sjellë dhe vazhdojnë të sjellin një ndryshim të jashtëzakonshëm në qytet, duke krijuar shumë më tepër hapësirë për njerëzit që ecin dhe duke i detyruar makinat që kalojnë, ato super blloqe të ecin me një shpejtësi shumë të ulët”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo është një formulë e jashtëzakonshme e mjaft e bukur që ka shumë rezultate pozitive për kujdesin shëndetësor.

“Ka rezultate pozitive si për mbrojtjen nga infarktet për të moshuarit për shkak të ngrohjes apo të ekspozimit për një kohë shumë të gjatë në diell në rrethana ku qarkullimi është i papërballueshëm apo trafiku është i papërballueshëm ashtu edhe në kujdesin për astmën dhe kështu me radhë. Për të mos folur pastaj për ndikimin shumë pozitiv sa i takon jetës në komunitet, ndikim i jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ne do ta provojmë dhe do të përpiqemi që të fusim më shumë prej kësaj në qytetet dhe kryeqytetin tonë”.

Po ashtu, Rama shprehu bindjen se “do të kemi ndërtesa të jashtëzakonshme falë arkitekteve të shkëlqyer që punojnë më shumë me peizazhin që sjell natyrë dhe pemë në qytet”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Fuqizimi i institucionit të Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli i institucioneve të pavarura në…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Fuqizimi i institucionit të Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli i institucioneve të pavarura në…