Rama: Regjistrimi i hapësirave publike, asnjë ndërtim pa autorizim

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë një konference për shtyp mbi masat për forcimin e kontrollit të territorit dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, se një ndër ndryshimet kryesore në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” është regjistrimi dhe inventarizimi i hapësirave publike, i cili tashmë do të jetë një detyrim ligjor.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë një konference për shtyp mbi masat për forcimin e kontrollit të territorit dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, se një ndër ndryshimet kryesore në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” është regjistrimi dhe inventarizimi i hapësirave publike, i cili tashmë do të jetë një detyrim ligjor.

“Hyn në fuqi si një detyrim ligjor regjistrimi i hapësirës publike, çka do të thotë se, në rastin e një zhvillimi të caktuar mbi një pronë private, për ndërtimin e një godine që u jepet më pas familjeve apo bizneseve, çdo metër katror rreth e përqark godinës nuk është më pronë private dhe nuk mund të ketë më zhvillime apo leje ndërtimi për interesa privatë”, u shpreh Kryeministri.

Ai sqaroi se koncepti i përqindjes së shfrytëzimit të pronës përcakton qartë se vetëm një pjesë e caktuar e saj mund të përdoret për ndërtim, ndërsa pjesa tjetër i takon komunitetit.

“Banorët janë bashkëpronarë të hapësirës së përbashkët përreth ndërtesës dhe ky status duhet të respektohet. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Për qytetarët që ndodhen sot në pozita të zaptuesve, por edhe për gjykatësit që në rastin më të mirë nga injoranca, dhe në rastin më të keq nga korrupsioni, kanë marrë vendime që legalizojnë paligjshmërinë”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se askush nuk mund të pretendojë pronësi individuale mbi një hapësirë publike.

“Nuk mund të vendoset tra pa leje, nuk mund të ndërtohet apo të ushtrohet asnjë aktivitet pa autorizim në një hapësirë që nuk është private. Ato prona nuk tjetërsohen, nuk shtetëzohen, por janë pronë e përbashkët komunitare”, shtoi ai.

Natyrisht, vuri në dukje Rama, mund të mbillen pemë, të bëhen lulishte, por asnjë ndërhyrje për qëllim fitimi.

Ai solli në vëmendje rastet kur hapësira brenda blloqeve të pallateve apo oborre shkollash janë kthyer në prona private në mënyrë të parregullt.

“Është e paimagjinueshme që ndërkohë që Shqipëria ecën drejt standardeve europiane, ende kemi diskutime për parime bazë të funksionimit të një shteti demokratik. Karakteri social i pronës është i mishëruar në të gjitha kushtetutat e vendeve europiane dhe është një normë themelore e bashkëjetesës demokratike”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se pronësia private nuk mund të jetë justifikim për uzurpim të hapësirave publike.

“Këto janë praktika që nuk do të tolerohen më”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…