Rama: Diella nuk merr vendime, vetëm proceson të dhëna

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella nuk do të marrë vendime por ka përgjegjësinë për të procesuar të dhëna.


Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella nuk do të marrë vendime por ka përgjegjësinë për të procesuar të dhëna.

Gjatë prezantimit të “Startup Albania”, Rama solli në vëmendje kohën kur u shpik elektriciteti dhe refuzimin nga parlamenti i asaj kohe për përdorimin e tij, duke e konsideruar të paligjshëm.

Kryeministri theksoi se ndonjëherë është për të ardhur keq se njerëzit e lenë veten, nëpër video e të dhëna duke bërë atë që anëtarët e asaj epoke bënë kundër elektricitetit, duke refuzuar që ndërtesa e parlamentit të ndriçohej përmes energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, Rama pranoi se ka shumë keqkuptime, por jo domosdoshmërisht refuzime të bazuara në argumente.

“Sepse njerëzit që kanë një opinion të ndryshëm, që në fakt është diçka e ligjshme nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marrim vendimet. Ne nuk po i delegojmë asaj përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime finale. Ne thjesht po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të procesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta”, tha Rama.

Sipas kryeministrit ky është edhe koncepti i platformës “Startup Albania” që u prezantua sot.

“Ajo që u prezantua këtu me Startup Albania është e njëjta logjikë. Është një platformë e cila do të procesojë të gjitha aplikimet nga startup-e që do të dëshirojnë të marrin grante jo përmes burokracisë sonë por përmes IA. Të gjithë do të ndjekin fatin e aplikimit të vet në një mënyrë shumë transparente do të shohin kush ka fituar dhe kush jo dhe çfarë kanë pasur fituesit më shumë se të tjerët. Është thjesht kapaciteti për të procesuar pa asnjë lloj kufizimi njerëzor, për shembull pa kufizimin e madh të burokracisë”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…