Gjenerali i SHBA-ve takon Ramën: Optimizëm për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkewich, Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën zhvilloi këtë javë një vizitë në Shqipëri.


Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkewich, Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën zhvilloi këtë javë një vizitë në Shqipëri.

Gjatë vizitës në vendin tonë Gjenerali Grynkewich u takua me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji si dhe mori pjesë në konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5) 2025.

Ambasada e SHBA bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se, “këtë javë, Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkewich, Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën, u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe udhëheqësit në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë gjatë vizitës së tij në Tiranë për të bashkëkryesuar konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5) 2025”.

“Në konferencën me udhëheqësit ushtarakë të vendeve të Kartës së Adriatikut dhe në takimet e tij dypalëshe, Gjenerali Grynkewich shprehu optimizëm për angazhimin rajonal në ndarjen e përgjegjësive në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ndreu: 10 vatra zjarri në Lezhë, të hetohet zjarrvënia e qëllimshme

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu u bëri thirrje banorëve që, përveç kujdesit maksimal, të denoncojnë pranë autoriteteve çdo rast…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndreu: 10 vatra zjarri në Lezhë, të hetohet zjarrvënia e qëllimshme

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu u bëri thirrje banorëve që, përveç kujdesit maksimal, të denoncojnë pranë autoriteteve çdo rast…