Zv.presidentja e ZF-së: Tregu kinez është “palestra jonë”

Znj. Wang është e mendimit se mjedisi kinez për sipërmarrjen inkurajohet nga qeveria, dhe administrata e niveleve të ndryshme është gjithnjë e më efektive në punë, si edhe e ndershme. Këto janë epërsitë e veçanta të Kinës.


“Në selinë e kompanisë sonë në Gjermani, kolegët e mi kanë një shprehje që tregu kinez është i pazëvendësueshëm dhe konsiderohet si ‘palestër e kompanisë'”, tha zv.presidentja ekzekutive e kompanisë gjermane “ZF Friedrichshafen AG”, Wang Runyi, gjatë një interviste për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) në Panairin e 25-të Ndërkombëtar të Investimeve dhe të Tregtisë të Kinës, që po zhvillohet në Xiamen të Kinës Juglindore.

Pse ata thonë kështu? Wang Runyi shpjegoi se klientët në tregun kinez nuk janë konservatorë dhe kanë dëshirë të provojnë teknologji të reja, edhe pse mund të dështojnë. Nga këndvështrimi i mjedisit për zhvillimin teknologjik, tregu kinez ka një tolerancë të madhe.

Znj. Wang është e mendimit se mjedisi kinez për sipërmarrjen inkurajohet nga qeveria, dhe administrata e niveleve të ndryshme është gjithnjë e më efektive në punë, si edhe e ndershme. Këto janë epërsitë e veçanta të Kinës.

Sipas saj, në të ardhmen ZF-ja pritet ta ndryshojë traditën e vendosjes së qendrave kërkimore në Evropë e në Amerikën Veriore, sepse qendra e ardhshme e kërkim-zhvillimit do të jetë patjetër në Kinë.

Wang vuri në dukje: “Tregu kinez është i pazëvendësueshëm. Vetëm po të kemi forcë konkurruese në tregun kinez, do të jemi konkurrues edhe në tregjet evropiane dhe amerikanoveriore.”

Për të parë videon e plotë klikoni këtë link

Burini CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…