Botërori i Mundjes, Valiev fiton medaljen e argjendtë për Shqipërinë

Mundësi Chermen Valiev, i cili përfaqësoi Shqipërinë sot në finalen e Botërorit të Mundjes në Zagreb, Kroaci, u shpall nënkampion duke u vlerësuar me medalje të argjendtë.


Mundësi Chermen Valiev, i cili përfaqësoi Shqipërinë sot në finalen e Botërorit të Mundjes në Zagreb, Kroaci, u shpall nënkampion duke u vlerësuar me medalje të argjendtë.

Në ndeshjen kundër japonezit Kota Takahashi, Valiev humbi 8-2, por gjithsesi arriti t’i siguronte Shqipërisë medaljen e argjendtë në kategorinë 74 kilogramë stil i lirë.

Federata Shqiptare e Mundjes në një postim në rrjetet sociale tha se “në përballjen finale, Chermen Valiev tregoi shpirtin e një kampioni të vërtetë”.

“Pavarësisht një dëmtimi të rëndë në ligament, ai zgjodhi të mos dorëzohej dhe vazhdoi garën me guxim e forcë të jashtëzakonshme. Dhimbja dhe pamundësia fizike nuk e lanë të triumfonte ashtu siç e meritonte, por nuk e ndaluan dot të siguronte një medalje të argjendtë të madhe për Shqipërinë”, vlerësoi Federata.

Valiev ka kaluar me sukses katër përballje të vështira për të arritur në finale, duke treguar nivel të jashtëzakonshëm.

Chermen Valiev në Lojërat Olimpike “Paris 2024” i dha medaljen e bronztë Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…