Ambasada e Zvicrës dhe Suedisë: Vetëqeverisja vendore autonome, gur themeli i çdo demokracie

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, që shënohet më 15 shtator, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në Shqipëri kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik.


Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, që shënohet më 15 shtator, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në Shqipëri kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik.

“Një vetëqeverisje vendore autonome është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit, duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore”, nënvizohet në deklaratë.

Dy ambasadat riafirmojnë partneritetin e gjatë me Shqipërinë për të çuar përpara sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Ambasadat kujtojnë se kompetencat dhe autonomia vendore janë të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë, në përputhje me praktikat e Zvicrës dhe Suedisë, si dhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, të ratifikuar nga vendi ynë.

“Një vetëqeverisje vendore autonome është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit, duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, në sistemet demokratike, përfshirë Shqipërinë, Zvicrën dhe Suedinë, kompetencat, funksionet dhe struktura e vetëqeverisjes vendore janë të sanksionuara në kushtetutë.

Në këtë kuadër, ato nënvizojnë rëndësinë e dialogut të strukturuar, transparent dhe gjithëpërfshirës për çdo reformë që ndikon në qeverisjen vendore, duke përfshirë autoritetet lokale, shoqërinë civile dhe publikun.

“Ne mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë për të ndjekur reformat në qeverisjen vendore dhe decentralizimin, të cilat i kemi mbështetur për shumë vite. Duke marrë parasysh këto investime, ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të përforcuar themelet ligjore dhe institucionale të demokracisë lokale dhe për të siguruar që zërat dhe nevojat e të gjitha komuniteteve të dëgjohen”, thuhet në deklaratë.

Ambasadat e mbyllin deklaratën duke shprehur përkushtimin për të mbështetur Shqipërinë në këtë udhëtim, siç kanë bërë për më shumë se 25 vjet decentralizim, dhe për të punuar së bashku për të forcuar institucionet demokratike në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Burimi ATSH

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…