Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë, pritet shpallja e qeverisë së re

Në mbledhjen e Asamblesë të PS-së, Rama po ashtu pritet të shpalosë edhe piketat e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ku prioritet mbeten reformat e nevojshme për integrimin evropian, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.


Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet edhe kabineti i ri qeveritar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të mblidhet sot në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Sipas agjendës së punimeve të Asamblesë, pas hapjes së mbledhjes dhe miratimit të rendit të ditës, do të ketë një fjalë të kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili do të prezantojë edhe qeverinë e re.

Në mbledhjen e Asamblesë të PS-së, Rama po ashtu pritet të shpalosë edhe piketat e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ku prioritet mbeten reformat e nevojshme për integrimin evropian, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.

Sipas rendit të ditës, pas fjalës së kryeministrit Rama, do të ketë një hapësirë për diskutime.

Ndërkohë që një ditë pas mbledhjes së Asamblesë socialiste (12 shtator), do të zhvillohet seanca e parë e Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Pas votëbesimit në parlament, kabineti i qeveritar do të shkojë për dekretim dhe betim tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, duke siguruar qeverisjen e vendit për një mandat të katërt radhazi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sot, Dita Botërore e Turizmit

E shpallur si e tillë që prej vitit 1980, kjo ditë shërben çdo vit për të nxjerrë në pah rëndësinë…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sot, Dita Botërore e Turizmit

E shpallur si e tillë që prej vitit 1980, kjo ditë shërben çdo vit për të nxjerrë në pah rëndësinë…