Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha jep dorëheqjen: Akt reflektimi dhe përgjegjësie

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha njoftoi sot dorëheqjen e tij nga posti, të cilin e mban që prej korrikut të vitit 2013.


Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha njoftoi sot dorëheqjen e tij nga posti, të cilin e mban që prej korrikut të vitit 2013.

Në një letër publike, drejtuar Kryeministrit Edi Rama, por edhe qytetarëve të Vlorës, Dredha shpreh mirënjohjen për rrugëtimin e përbashkët ndaj angazhimit dhe punëve të realizuara për qytetin e Vlorës.

“Si djalë i këtij qyteti kaq të dashur, do të shërbej në çdo formë, njësoj siç kam bërë çdo ditë të karrierës sime diplomatike sepse e vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është që Vlora do të jetë gjithnjë e para në zemrën time”, tha Dredha.

Në letër, Dredha i drejtohet Kryeministrit Edi Rama ku shprehet se “ky është një nga ato momente ku fjala nuk del lehtë, jo sepse mungon bindja, por sepse pesha e asaj që dua të them është e madhe dhe shumë e ndjeshme për mua si njeri, si shërbyes publik dhe si bir i këtij komuniteti që e dua me gjithë zemër”.

“Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që janë shfaqur gjatë rrugës, kam besuar gjithmonë se transparenca dhe puna e ndershme janë baza mbi të cilat ndërtohet një shërbim i mirëfilltë ndaj komunitetit. Kam jetuar çdo ditë të këtij detyrimi me përkushtim të plotë dhe zell. Kam bërë më të mirën që kam ditur e mundur, ndoshta jo gjithmonë mjaftueshëm, por gjithmonë me ndershmëri. Kam qenë pranë njerëzve në ditë të mira dhe në ditë të vështira, dhe i kam ndjerë hallet dhe shpresat e tyre si të ishin familja ime”, tha ai.

“Megjithatë, besoj se në një moment të caktuar është e rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet, për t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja. Dorëheqja ime vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie. Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi më i drejtë në këtë moment. Ky vendim nuk nënkupton largim nga përgjegjësia publike, por është një akt i vetëdijshëm për të krijuar hapësirë për ide dhe ritme të reja zhvillimi për bashkinë tone”, vijoi Dredha.

Njëherësh, Dredha falënderoi Kryeministrin Rama për bashkëpunimin institucional duke theksuar se ky vendim nuk ndryshon as respektin dhe as përgjegjësinë e tij ndaj vendit dhe qytetarëve.

Dredha e mbyll letrën e tij me një falënderim për të gjithë bashkëpunëtorët, duke shtuar se do të vijojë të kontribuojë në forma të tjera për të mirën e përbashkët të qytetit të Vlorës.

Lexo më shumë nga

Ambasada e Shqipërisë në Pekin hap ekspozitën “Shqipëria nga ajri dhe uji”

Bashkëshortet e ambasadorëve në Pekin patën kënaqësinë të ndiqnin një ekspozitë mahnitëse me punët e fotografit të njohur shqiptar, Alket…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada e Shqipërisë në Pekin hap ekspozitën “Shqipëria nga ajri dhe uji”

Bashkëshortet e ambasadorëve në Pekin patën kënaqësinë të ndiqnin një ekspozitë mahnitëse me punët e fotografit të njohur shqiptar, Alket…