Vengu: 10-fishim i investimeve në mbrojtje, jemi në hartën e teknologjive të larta ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në panelin “Shqipëria në sigurinë rajonale dhe globale”, në konferencën “Diplo 2025”.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në panelin “Shqipëria në sigurinë rajonale dhe globale”, në konferencën “Diplo 2025”.

Përpara ambasadorëve shqiptarë në botë, Vengu foli rreth industrisë ushtarake, për modernizimin e kapaciteteve të luftimit, kërcënimet dhe përgjegjësitë e reja që paraqiten si një dimension i ri për diplomacinë shqiptare dhe rolin e vendit tonë si faktor sigurie në Evropën Juglindore.

Vengu theksoi se, “anëtarësimi në NATO dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka ndryshuar mënyrën sesi planifikojmë, mënyrën sesi zbatojmë, mënyrën sesi ndërveprojmë me forcat aleate”.

Vengu u shpreh se, në 10 vitet e fundit ka një 10-fishim të investimeve në mbrojtje.

“Kemi rrogat më të larta në rajon për ushtarakët tanë. Kemi një ndërveprim më të madh, shumë më shumë forca të angazhuara në misione, qoftë të BE-së, qoftë edhe të NATO-s dhe patjetër kjo ka ardhur edhe me një rritje të reputacionit tonë sa i përket influencës në rajon, besueshmërisë në rrafshin operacional, por edhe në rrafshin e inteligjencës ushtarake”, tha ai.

“Kemi si refren linjëzimin 100% me politikën e Bashkimit Evropian dhe të sigurisë”, tha Vengu duke e ilustruar me shembullin e se, “nga 500 ushtarakë shqiptarë që janë në misione jashtë vendit sot në mënyrë gati permanente 2/3-a janë në misione që kanë të bëjnë me Evropën Juglindore dhe zona të përbashkëta të përgjegjësisë BE dhe NATO”.

Pra, shtoi ai, “ne linjëzojmë 100% me fjalë, por edhe me vepra”.

Vengu nënvizoi se, “strategjia ushtarake linjëzohet me strategjinë e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm për një arsye shumë të thjeshtë Korridori 8 është dhe një korridor sigurie, përveç se një korridor tregtie, Porto Romano, civilë dhe ushtarakë, kabujt nënujorë të ndërlidhjes energjetike dhe telekomunikacioneve infrastrukturë kritike, patjetër me një dimension civilë dhe ushtarakë”.

Duke folur për Kosovën, Vengu u shpreh se, “ka ardhur momenti që të gjithë si aleatë ta shohim procesin e ringritjes së aftësive vetëmbrojtëse të Kosovës përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një mundëis për të influencuar pikërisht këtë forcë të re, mënyrën sesi ajo harton planet e saj, si i implementon planet e saj, si i edukon oficerët e saj”.

Vengu theksoi se, “5 shtyllat kryesore të programit që qeverisë shqiptare për Shqipërinë 2030 që janë kapitali njerëzor, industria ushtarake e ringritur, infrastruktura kritike, mbrojta civile dhe dixhitalizimi i mbrojtës, të gjitha këto prioritete përtej faktit që mbështeten nga buxhete gjithë në rritje, nuk mund të konkretizohen pa një partneritet politik dhe ushtarak efektiv me aleatët tanë”.

“Pa partneritetin me SHBA-në, Izraelin, Emiratet e Bashkuara, nuk mund ta kishim këtë situatë që kemi tani ku Shqipëria po fillon të jetë në hartën e teknologjive të larta ushtarake të hi-tech-ut ushtarak dhe të mund të ketë së shpejti linja prodhimi artilerie, linja prodhimi i dronësh luftarak e kështu me e radhë. Pa partneritetin strategjik me Francën, i nënshkruar në 2017-n, i cili ka filluar të prodhojë efekte, sidomos në mbrojtjen kundërajrore. Pa partneritetin strategjik me Italinë që na jep mundësinë të negociojmë me një prej gjigantëve të industrisë detare për një joint-venture për ringritjen e Pashalimanit. Të gjitha këto do të ishin të parealizueshme pa pasur një konsolidim të këtyre marrëdhënieve”, tha Vengu.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…