Paraqitet paketa e ndërhyrjeve ligjore, Rama: Ndalim pa kthim i çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot thellimin e reformës për mbrojtjen e territorit përmes një pakete të re ndërhyrjesh ligjore, të cilat sipas tij, “do të jenë në tryezën e qeverisë së re si një ndër vendimet më të para”.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot thellimin e reformës për mbrojtjen e territorit përmes një pakete të re ndërhyrjesh ligjore, të cilat sipas tij, “do të jenë në tryezën e qeverisë së re si një ndër vendimet më të para”.

Gjatë takimit për prezantimin e paketës së masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territori, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet e linjës dhe nga grupet e interesit, Rama bëri me dije për këtë paketë të re ligjore është punuar me shumë intensitet nga një grup i gjerë ekspertësh dhe juristësh. Po ashtu, Rama vlerësoi në këtë proces edhe ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur një aktivitet të lidhur me Komisionin e Ligjeve.

Kryeministri shprehu bindjen se kjo paketë ofron një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin.

“I falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë punë që është zhvilluar faktikisht pa ndalim gjatë gjithë periudhës së verës. Besoj shumë që duke bërë parantezën se siç nuk ka asnjë gjë të përkryer, as kjo paketë nuk është e përkryer, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se mbrojtja e territorit fillon nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do të zgjasë aq sa do të jetë e nevojshme, mbase gjatë gjithë mandatit të ri për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje.

Po ashtu, kryeministri siguroi se do të vazhdohet me një sërë aspektesh të tjera deri te mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike.

“Projektet arkitektonike gjatë gjithë kësaj periudhe kohe qysh se në Shqipëri ka filluar të ndërtohet nga sipërmarrja e lirë janë deformuar dhe nganjëherë përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve. Kjo sigurisht i kthen në pothuajse formale vendimmarrjet që bëjnë njësitë përkatëse të qeverisjes vendore, filtrat që vendosen për të garantuar që në procesin e vendimmarrjes projekti plotëson standardet. Një tjetër pasojë e konsiderueshme është mashtrimi që iu bëhet blerësve, duke iu shitur objektin që ka marrë leje me pamjet e lejes së marrë, ndërkohë që në fund fare ai objekt është si një kushëri shumë i largët i cili sapo ka dalë nga berberi i qethur dhe rruar totalisht dhe me trupin gjithë vraga nga shkelmat dhe grushtet. Kështu janë edhe projektet që deformohen”, tha kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…