Manja: Presim kontribut nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë për Kodin e ri Penal

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ftoi sot të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë që të japin kontribut në draftin e Kodit të ri Penal.


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ftoi sot të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë që të japin kontribut në draftin e Kodit të ri Penal.

Gjatë një prononcimi për gazetarët, pas zhvillimit të tryezës së dytë për prezantimin teknik të draftit të Kodit të ri Penal, Manja u pyet në lidhje me kritikat e drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Manja tha se ftesa është e hapur për të gjithë për të kontribuar dhe shtoi se janë parashikuar disa tryeza me organet e sistemit të drejtësisë.

“Nuk kam koment, ftoj organet e drejtësisë, të japin kontributin e tyre në këtë proces të konsultimit publik për ta përmirësuar këtë draft. Nëse do të kemi ndryshime në Kodin e Procedurës penale ne e kemi bërë të qartë se drafti i ri penal sigurisht do të shoqërohet edhe me ndryshime në Kodin e procedurës penale sepse do të jetë proces reflektimi i atyre risive që sjellë në vetvete vetë ky kod.

“Në kodin e procedurës penale ne do të ndërhyjmë edhe për shkak të reflektimit të disa direktivave të BE-së që i kemi si përmbushje piketave të ndërmjetme enë procesin e negocimit. Ftesa ime është hapur jo vetëm për prokurorin e përgjithshëm, por për të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë të bëhen procesi sepse në fund të fundit ata vërtetë janë zbatues të ligjit por kanë edhe një rol për të luajtur në procesin e ligjbërjes në këtë vend”, tha Manja.

Manja u shpreh se “kontributi i tyre si njerëz të praktikës është i mirëpritur dhe është thelbësor dhe është shumë i rëndësishëm”.

Prandaj shtoi ministri “ne kemi parashikuar disa tryeza me organet e sistemit të drejtësisë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…