Certifikohen zgjedhjet, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për 11 majin

Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.


Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

PD kërkoi mosnjohjen e rezultatit me pretendimin se procesi është shoqëruar me parregullsi dhe shkelje të rënda ligjore.

Relatore e seancës ishte Lutfije Celami ndërsa anëtarë ishin Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.

Demokratët u shprehën kundër vendimit të Komisionit Rregullator më 28 gusht, që vendosi certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas PD-së, këto shkelje janë të dokumentuara dhe të konfirmuara nga raportet e organizatave ndërkombëtare monitoruese, përfshirë OSBE-ODIHR, si dhe nga praktikat e mbledhura gjatë procesit.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, avokati Eridian Salianji, theksoi se, kërkesa e opozitës nuk qëndron as nga ana formale e as nga ana thelbësore.

Ai kujtoi se sipas nenit 167 të Kodit Zgjedhor, shpallja e rezultatit bëhet vetëm pas përfundimit të procesit të ankimimeve.

“Kërkesë-padia e Partisë Demokratike nuk mund të ngrihet as nga ana formale, pasi sipas nenit 167 të Kodit Zgjedhor shpallja e rezultatit zgjedhor bëhet pasi ka mbaruar procesi i ankimit. Nga ana thelbësore, shkaqet e ankimit janë shqyrtuar 12 herë dhe 12 herë janë rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor. Do të ishte në nder të avokatit të PD ta tërhiqte kërkesë-padinë, pasi ajo çfarë kërkon është hetuar dhe gjykuar nga Kolegji Zgjedhor 12 herë”, deklaroi Salianji.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…