Rama: Taskforcë në nivel kombëtar, heqje lirie për ata që vjedhin ujin

Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin sot të pranishëm në prezantimin e krijimit të Operatorit të Ujit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie.

Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin sot të pranishëm në prezantimin e krijimit të Operatorit të Ujit.

Rama u shpreh në fjalën e tij se, “çfarë po bëjmë faktikisht me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojmë në shërbimin me ujë, suksesin që garantuam në shërbimin me energji elektrike”.

Dhe, shtoi kreu i qeverisë, “siç sot furnizimi me energji elektrike nuk është më problem, nuk është më pasiguri, nuk është më makth dhe alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë”.

“Dhe njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha tani që ne të bëjmë me këtë operator kombëtar, i cili faktikisht do të jetë sinergjia e shoqërive, e 15 shoqërive ekzistuese, dhe me organet e tjera ligjzbatuese, vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin”, tha Rama.

“Ai që paguan ujin ka të gjithë të drejtën të vërë kujën pse nuk e merr ujin, ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vidhnin energjinë elektrike”, theksoi kryeministri Rama.

“Është treguar një përrallë shumë e gjatë që pastaj u kthye në një të vërtetë për shumëkënd që “iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë”. Jo, kjo nuk është e vërtetë! Asnjëherë atyre që nuk paguan energjinë nuk iu hoq liria, por iu pre energjia. Se, një gjë është mos ta paguash, një gjë tjetër është ta vjedhësh. Një gjë është të mos paguash kur ti ndez dritat këtu, një gjë tjetër është të marrësh dritat nga rruga. Një gjë është të mos e paguash ujin kur të vjen në rubinet dhe je një klient i regjistruar, një gjë tjetër është të fusësh tubin te kanali kryesor i furnizimit dhe të vadisësh me ujë të pijshëm baçen apo të furnizosh me ujë të pijshëm lavazhin. Këto janë komplet gjëra të ndryshme”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, siç u krijua taskforca e energjisë do të krijohet taskforca e ujit në nivel kombëtar.

“Siç krijuam taskforcën e energjisë, do të krijojmë taskforcën e ujit në nivel kombëtar dhe do të punojmë shumë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton një shërbim më të mirë. Ky është thelbi”, u shpreh Rama.

“Nuk mundet që shumica të paguajë dhe për pakicën dhe të vuajë pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet”, tha kryeministri Edi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu mbledh krerët e institucioneve të drejtësisë: Sfidë qëndrueshmëria e reformës në drejtësi

Dymbëdhjetë muajt në vijim do të jenë vendimtarë për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu mbledh krerët e institucioneve të drejtësisë: Sfidë qëndrueshmëria e reformës në drejtësi

Dymbëdhjetë muajt në vijim do të jenë vendimtarë për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.