Pirdeni në Kopenhagë: Shqipëria po ecën me ritëm drejt anëtarësimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë në një konferencë në Kopenhagen, Danimarkë


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë në një konferencë në Kopenhagen, Danimarkë.

Në një postim në rrjetet sociale, Pirdeni tha se “zgjerimi i BE-së është një prioritet strategjik i konfirmuar tashmë dhe gjatë Presidencës daneze dhe po intensifikohet edhe më shumë, jo vetëm në fjalë, por edhe në veprime”.

“Shqipëria është mes vendeve që po ecin me shumë ritëm drejt linjës së finishit: kemi hapur tashmë 4 grupe kapitujsh dhe pritet të hapen edhe 2 të fundit brenda vitit”, tha Pirdeni.

Në fjalën e saj, Pirdeni theksoi nevojën për një qasje sistematike drejt anëtarësimit të shpejtë.

“Përfshirja graduale në tregun e përbashkët evropian dhe në pjesëmarrja në institucionet ku diskutohen politikat e BE-së në të gjithë sektorët, shkon paralelisht me rigorozitetin e pashmangshëm në përmbushjen e detyrimeve që na bëjnë vend anëtar”, tha Pirdeni.

Burimi ATSH

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.