Rekord turistësh në Parkun Natyror “Syri i Kaltër”, Kumbaro: 3600 vizitorë në një ditë

Parku Natyror “Syri i Kaltër” është një nga atraksionet më të vizituara turistike në Sarandë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.


Parku Natyror “Syri i Kaltër” është një nga atraksionet më të vizituara turistike në Sarandë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se muaji gusht 2025 ka qenë një periudhë e karakterizuar nga sfida të konsiderueshme, por edhe nga momente suksesi, veçanërisht për Parkun Natyror “Syri i Kaltër”, një prej destinacioneve më të vizituara të natyrës shqiptare.

Sipas ministres, më 8 gusht 2025 u regjistrua numri më i lartë i vizitorëve ndonjëherë në një ditë të vetme për këtë park, plot 3600 turistë, një tregues i interesit të jashtëzakonshëm për këtë pasuri natyrore të rrallë.

“Muaji gusht shënoi momente mjaft të vështira, për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve, por edhe rekorde të reja për Parkun Natyror ‘Syri i Kaltër’. Ky është një sinjal pozitiv për turizmin natyror dhe për nevojën e vazhdueshme për menaxhim të qëndrueshëm të këtyre zonave të mbrojtura”, theksoi Kumbaro.

“Syri i Kaltër” vazhdon të jetë një magnet për vizitorët vendas dhe të huaj, të cilët tërhiqen nga bukuria unike natyrore, ngjyra kristaline e ujërave dhe peizazhi malor që e rrethon këtë monument natyror të mbrojtur.

Në këtë zonë burimi natyror me origjinë karstike, ofron një spektakël unik me ujin e tij të kristaltë dhe ngjyrat magjepsëse. Përveç bukurisë ujore, zona përreth pasurohet nga një ekosistem i larmishëm, me bimësi të dendur dhe fauna të ndryshme, duke e bërë një destinacion ideal për adhuruesit e natyrës.

Parku Natyror “Syri i Kaltër” në një sipërfaqe prej 293 hektarësh, ndodhet pranë fshatit Muzinë, pranë rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit thekson angazhimin e saj për ruajtjen e ekuilibrit mes zhvillimit turistik dhe mbrojtjes së mjedisit, duke garantuar që zona të tilla të mbeten të paprekura dhe të qëndrueshme për brezat që vijnë.

Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues në vendin e tyre

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj një mesazhi kritik të publikuar nga një qytetar nga Tetova, duke ritheksuar qëndrimin e…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues në vendin e tyre

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj një mesazhi kritik të publikuar nga një qytetar nga Tetova, duke ritheksuar qëndrimin e…