MM: Katër vatra aktive, në monitorim zjarri në fshatin Delisuf

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren në bashkëpunim me autoritetet vendore.


Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot, se në 24 orët e fundit janë evidentuar 26 vatra zjarri.

Sipas MM, 21 vatra zjarri janë shuar, katër vijojnë aktive dhe një vatër është në monitorim.

Ministria e Mbrojtjes, njofton se është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në: Havalehas (Kuçovë), Krutje (Lushnjë), Rubjek (Shijak), Lagjja nr.10 (Korçë), Drobonik (Berat), Kotë (Selenicë), Kameras (Durrës), Martalloz (Memaliaj), Stadiumi dhe puset e naftës (Kuçovë), Fushë Milot (Kurbin), “Gjëmbi” (Selenicë), Lanabreges (Tiranë), Bogovë (Skrapar), Durisht (Tiranë), Barbullush (Vau Dejës), Bogiç-Palvar (Malësi e Madhe), Katundi i Ri (Durrës), Mjull Bathore (Tiranë), Hamallaj (Durrës), Parku Natyror Gërmenj (Kolonjë), si dhe midis fshatrave Nivicë, Salari e Dhëmblan (Tepelenë).

MM cilëson në njoftim, se aktualisht vijojnë të jenë aktive katër vatra zjarri: në fshatin Pezë Helmës, bashkia Tiranë, ku janë të pranishme disa vatra të izoluara që po mbahen në monitorim nga zjarrfikësit, në fshatin Fage, bashkia Tiranë, ku zjarri është aktiv dhe në monitorim nga zjarrfikësit, forcat bashkiake dhe vullnetarët, në fshatin Miras, bashkia Devoll, ku ka prani tymi në disa zona dhe rreth 100 forca janë angazhuar për shuarjen e flakëve dhe në lagjen Boje, bashkia Krujë, ku dy vatra po përfshijnë sipërfaqe pyjore me pisha në zonë të mbrojtur.

Ndërkohë, vatra e zjarrit në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, është nën monitorim, ndërsa situata është e qetë dhe pa prani tymi.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren në bashkëpunim me autoritetet vendore.

/Burimi ATSH

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…