Regjistrimi fillestar i pronave, ASHK: Informim banorëve në 27 fshatra në Has dhe Kukës

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se në 27 fshatra në Has dhe Kukës, vijon informimi i banorëve mbi procesin e regjistrimit fillestar.


Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se në 27 fshatra në Has dhe Kukës, vijon informimi i banorëve mbi procesin e regjistrimit fillestar.

Grupet e punës së ASHK-së janë në terren duke informuar banorët mbi procedurat, fazat e projektit dhe rolin e tyre në proces.

Gjithashtu, grupet e punës së ASHK-së po verifikojnë terrenin përmes matjeve dhe evidentimit faktik.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur zbatimin e projektit për regjistrimin fillestar në 106 zona kadastrale që mbulojnë territorin në zonat rurale mbi Elbasan e deri në Malësi të Madhe.

Kadastra fton qytetarët e përfshirë në proces të bashkëpunojnë me ekipet në terren, duke ofruar çdo informacion apo dokument që ndihmon në një regjistrim sa më të saktë dhe transparent të pronave.

“Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për të garantuar regjistrim të saktë dhe të plotë të pronave, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave. Ftojmë të gjithë banorët e zonave të përfshira të komunikojnë me ekipet e punës dhe të ofrojnë çdo informacion të disponueshëm, për të mundësuar një proces të shpejtë dhe transparent. Specialistët e terrenit janë në dispozicion për çdo pyetje apo paqartësi që mund të keni. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të administrimit të tokës dhe pronave në Shqipëri, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe social në këto zona”, deklaroi ASHK.

Burimi ATSH

Vengu: Baza Ajrore e Farkës, simbol i ringritjes së ushtrisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot në Bazën Ajrore e Farkës, në 58-vjetorin e krijimit të saj.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vengu: Baza Ajrore e Farkës, simbol i ringritjes së ushtrisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot në Bazën Ajrore e Farkës, në 58-vjetorin e krijimit të saj.