Mirënjohje Kombëtare për trupat që u përballën me zjarret, Rama: Momente heroike që nderojnë shtetin shqiptar

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot reagimin e të gjithë trupave të angazhuara në përballje me situatën e shkaktuar nga zjarret në vendin tonë.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot reagimin e të gjithë trupave të angazhuara në përballje me situatën e shkaktuar nga zjarret në vendin tonë.

Rama po merr pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të organizuar për dhënien e medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve.

Kryeministri tha se përulet me respekt për të gjithë ata që bënë betejë me zjarret.

“Jemi këtu për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni. Beteja e zjarrit që përfshiu territore të konsiderueshme të vendit në dy muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh. Një kronikë dramatike por me nota stërmundimi, përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja dhe falë jush nderojnë shtetin shqiptar, lartësojnë republikën tonë”, tha mes të tjerash Rama.

Kryeministri theksoi se situata ishte e tillë ku zjarret dolën jashtë kontrollit dhe i kanoseshin thuajse në mënyrë të dëshpëruara qendrave të banuara.

“Helikopterët Black Hawk furnizohen me ujë në liqene plotësisht të maskuar nga tymi. Mbi fshatin Kalasë tymi shndërrohej në një vorbull tornadoje që kërcënon të mpijë deri në paralizë vetë sistemin e fluturimit. As zogjtë nuk dilnin dot nga ai kazan zjarri dhe fluturonin bashkë me helikopterët, një pasojë që për mjetet fluturuese mund të ishte edhe fatale. Në Delvinë flakët që zbrisnin duke kërcënuar lagjet e vjetra dukeshin si regjimente demonësh që asnjë gjë nuk dukej se i zmbrapste pa i lënë të përpinin gjithçka, përfshirë edhe njerëzit”, shtoi Rama duke përshkuar situatën.

Ndërkohë, kryeministri vlerësoi se “trupat e ushtrisë dhe ato zjarrfikëse ndërmerrnin çdo iniciativë të mundshme dhe të imagjinueshme duke rrezikuar jetën me përkushtim të mahnitshëm për të shpëtuar qytetin”.

Rama përcolli edhe përjetimet e një oficeri policie, i cili sfidoi drejtpërdrejt vdekjen për të shpëtuar jo jetën e tij por jetën e të tjerëve.

“Na thanë zjarrfikësit që banorët nuk pranojnë të evakuohen. Mes tyre ishte edhe një fëmijë 10 vjeç. Mora në krah edhe një grua të moshuar, pastaj një çift të moshuarish që nuk pranonin të iknin. Gjeta një kovë të vogël me ujë, laga bluzën që të mos asfiksohem. I çoj lokacionin kolegëve, telefonat mu bllokuan nga nxehtësia. U ula dhe mendova, ishte moment tejet i vështirë. Mendova fëmijët, familjen. Kam vrapuar 100 metra për të gjetur zjarrfikësen ku e lashë dhe nuk e gjeta. Kishte shumë tym e blozë, e kam rënë pa ndjenja”, ndau Rama përjetimet e njërit prej oficerëve të policisë që u përball me flakët për të shpëtuar jetë njerëzore.

Ndërkohë, Rama theksoi se dhjetëra kilometra më larg, shumë më në veri në fshatin Plan i Bardhë në Mat, në një situatë ku i madh dhe i vogël ka humbur toruan dhe shpesh nga paniku më shumë se nga vetë flakët rrezikohet edhe jeta e të tjerëve zjarrfikësit me trimëri evakuojnë, shpëtojnë jetë të tëra, pa çarë kokën për tymin, intoksikimin, përcëllimin, etjen rraskapitjen.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…