Mirënjohja për zjarrfikësit, Rama: Kemi kapital njerëzor që nuk e lë më kurrë Shqipërinë në baltë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, në përballje me flakët e zjarrit dhe temperaturat e “ferrit” të verës, vendi ynë ka një potencial njerëzor që dëshmoi se nuk e lë kurrë Shqipërinë në baltë.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, në përballje me flakët e zjarrit dhe temperaturat e “ferrit” të verës, vendi ynë ka një potencial njerëzor që dëshmoi se nuk e lë kurrë Shqipërinë në baltë.

Nga ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve, Rama tha se avionët nga jashtë i marrin edhe vendet e tjera, sepse i tillë është Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes.

“Vendet në pamundësi për të përballuar këtë lloj emergjence, marrin ndihmë edhe nga të tjerët. Reciprokisht këmbejnë mjetet”, tha Rama.

Kreu i Ekzekutivit shprehu një falënderim të veçantë për Emiratet e Bashkuara që u gjenden me shumë shpejtësi duke dërguar helikopterë dhe avionë.

Rama tha se “duke nderuar 24 ushtarë, policë, zjarrfikës me medalje ne duam të nderojmë Shqipërinë që tregoi se “po” kemi të meta, kemi ende shumë për të investuar në mjete dhe sisteme inteligjente, por nuk mund të dilnim nga kjo verë ferri për nga temperaturat pa plagë. Por, kemi mbi të gjitha një kapital njerëzor që nuk e lë më kurrë Shqipërinë në baltë”.

“Mirënjohje të veçantë dhe ky kapitull i ndezur jo vetëm nga flakët e pyjeve, por dhe të fjalëve, sot merr një mesazh të vetëm si epilog, se edhe përballë flakëve më të egra Shqipëria tregon forcë të madhe proporcionale. Sa më e madhe sfida, aq më i madh solidariteti, aq më e fortë ndjenja e përkushtimit dhe aq më të angazhuar dhe të motivuar profesionalisht njerëzit me uniformë”, pohoi Rama.

Kryeministri u ndal edhe te nevoja për përmirësimin më tej të sistemit, duke përfshirë teknologjinë dhe duke punuar për parandalimin.

“Duke menduar për zjarret e ardhme kur temperaturat janë të ulëta dhe duke u përgatitur si për një ndeshje të radhës me një përbindësh që do të bëhet edhe më i egër. Le të mbështesim më fuqimisht edhe kapitalin njerëzor, duke bërë gjithçka për të rritur edhe mbështetjen financiare”, vijoi Rama.

Rama cilësoi se i është përgjigjur “pozitivisht dhe me përulësi propozimeve të bëra nga ministritë për të bërë dekorimet dhe për të shpërndarë disa medalje, si një shenjë simbolike mirënjohjeje dhe një mesazh për të gjithë këtë trupë, e cila meriton nderimin më të posaçëm”.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…