Rama: Mbrëmje e veçantë mbi sigurinë rrugore në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor organizoi kinemanë verore në Durrës, ku fëmijët mësuan edhe rregulla të rëndësishme të qarkullimit rrugor.


Edukimi i fëmijëve me rregullat bazë të sjelljes qytetare e sigurisë në rrugë është në fokus të punës së autoriteteve përgjegjëse për sigurinë rrugore.

Në këtë drejtim, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor organizoi kinemanë verore në Durrës, ku fëmijët mësuan edhe rregulla të rëndësishme të qarkullimit rrugor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky organizim pranë Sfinksit, në Durrës.

“Një mbrëmje e veçantë në Durrës mbi sigurinë rrugore”, shkruan Rama, ndërkohë që ky aktivitet u kthye në një përvojë edukative dhe argëtuese për fëmijët.

Fëmijë dhe të rritur u mblodhën për të shijuar kinemanë verore në Durrës. Përveç argëtimit dhe buzëqeshjeve, fëmijët mësuan edhe rregulla të rëndësishme të qarkullimit rrugor, duke e kthyer këtë aktivitet në argëtim dhe mësim njëkohësisht.

Në kuadër të edukimit mbi sigurinë rrugore, DPSHTRR organizon një sërë veprimtarish me në fokus njohjen e manualeve edukative, ndërgjegjësimin mbi rreziqet në rrugë, praktikat e sjelljeve të përgjegjshme, zgjedhjet e sigurta në situata të improvizuara rrugore për veten e të tjerët, njohjen e tabelave sinjalizuese etj.

Burimi ATSH

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…