Manja: Mbi 3 700 qytetarë përfituan ndihmë juridike falas nga janari në korrik

Ministria e Drejtësisë vijon të ofrojë ndihmë juridike falas për çdo qytetar, veçanërisht për ata në nevojë.


Ministria e Drejtësisë vijon të ofrojë ndihmë juridike falas për çdo qytetar, veçanërisht për ata në nevojë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha sot se “gjatë periudhës janar–korrik 2025, mbi 3,700 qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas nga Ministria e Drejtësisë, duke u qëndruar pranë atyre që kanë më shumë nevojë”.

“Me përkushtim të palëkundur, vijojmë të garantojmë dinjitet dhe akses të barabartë në drejtësi për çdo qytetar”, tha Manja.

Ndihma juridike falas garanton mbrojtje dhe akses të barabartë për të gjithë qytetarët në sistemin e drejtësisë. Ky shërbim është i pranishëm në të gjithë Shqipërinë për të gjitha ata që i nevojitet ndihmë juridike falas apo avokat falas për proces gjyqësor.

Qytetarët duhet të paraqiten pranë 20 qendrave të shërbimit të ndihmës juridike parësore (në Tiranë, Lushnjë, Durrës, Lezhë, Pogradec, Vlorë, Dibër, Kukës, Korçë, Berat, Elbasan, Shkodër, Tropojë, Përmet, Pukë, Mat, Kavajë, Kurbin, Gjirokastër dhe Fier).

Nga kjo ndihmë përfitojnë qytetarët pa të ardhura dhe pasuri të mjaftueshme, viktimat e dhunës në familje, viktimat e abuzuar seksualisht, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, viktimat e mitur, të miturit në konflikt me ligjin si dhe fëmijët të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Gjithashtu ndihmë juridike iu ofrohet edhe personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit si dhe personat, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale, etj

Lexo më shumë nga

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë…