Vengu nga Gramshi: Janë evakuuar 200 persona, katër helikopterë po operojnë për shuarjen e flakëve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot nga Gramshi se janë evakuuar 200 persona.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot nga Gramshi se janë evakuuar 200 persona.

“Nxorëm në mënyrë imediate urdhrin evakuimit të Kullollasit dhe më pas të Skëndërbegasit që ishte vatra e dytë dhe ishte mjaft e rrezikshme me një kurorë pishash që u gjend në flakë në mënyrë të menjëhershme”, tha Vengu në një prononcim për mediet.

Vëngu tha se, “kanë operuar 4 mjete helikopterë të forcës ajrore shqiptare dhe të forcave aleate dhe do të vijojnë të operojnë deri në mbrëmje”.

“Po përpiqemi që të sigurojmë një natë sa më të qetë, pavarësisht se do të jetë një vatër, e cila do të vijojë të shkaktojë shqetësime dhe të përhapet. Situata meteorologjike është e tillë, terreni është i tillë”, theksoi Vengu.

“Forcat e Armatosura janë të vendosura në mënyrë masive në mbështetje të të gjithë Gramshit, fshatrave dhe Prefekti është gjithashtu nën udhëzime për të vendosur në dispozicion mjete, jo vetëm të bashkisë, por të gjitha bashkive të qarkut”, theksoi më tej Vengu.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.