Thirrje antishqiptare në Kumanovë, ambasadori shqiptar në Shkup: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka reaguar pas thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mbajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.

Ambasadori shqiptar thekson në një postim në rrjetet sociale se “gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport, as në shoqëri”.

“Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo”, deklaron Meidani.

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup nënvizon se “po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dënuar gjuhën e përdorur në Kumanovë duke theksuar se ajo që po u bëhet shqiptarëve është përbuzja, përndjekja, deri te rrezikimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe dhe përfaqësimit të drejtë.

“E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq, jo vetëm nga klithmat e urrejtjes në Kumanovë, por edhe nga fushata e përditshme sistematike kundër barazisë dhe çdo gjë që arritëm bashkë me shumë mund ndër vite. Tetori miq, në tetor vjen dita juaj për t’i thënë njëzëri dhe masivisht mjaft më, përbuzjes, ofendimeve, nënçmimit, vazalitetit, përkuljes, shumëzimit me zero, përndjekjeve, anulimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, Badinterit dhe Balanserit, largimit nga Bashkimi Europian dhe afrimit me Rusinë e Serbinë. Më 19 tetor populli do të flas shurdhueshëm zëshëm kundër eksperimenteve të vazalitetit”, deklaron Ahmeti në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë ndeshjes u dëgjuan thirrjet “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke iu referuar asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve.

Burimi ATSH

Thirrje antishqiptare në Kumanovë, ambasadori shqiptar në Shkup: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka reaguar pas thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit…

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia