“Paketa e Maleve” – Mbi 3300 aplikime, 678 në Shkodër

MIA bën të ditur se, aplikimet sipas qarkut janë: Berati 162; Dibra 323; Durrësi 96; Elbasani 348; Fieri 113; Gjirokastra 185; Korça 244; Kukësi 324; Lezha 147; Shkodra 687; Tirana 301; Vlora 378.

Nisma qeveritare “Paketa e Maleve”, e prezantuar pak kohë më parë me synimin për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe investimet në zonat malore të Shqipërisë, ka marrë një jehonë të gjerë në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Median dhe Informacionin (MIA), deri më tani, janë regjistruar 3308 aplikime, duke treguar një interes të lartë nga qytetarët, fermerët dhe sipërmarrësit për të përfituar nga lehtësitë që ofron kjo paketë.

Referuar të dhënave Shkodra shënon numrin më të lartë me 687 aplikimeve.

MIA bën të ditur se, aplikimet sipas qarkut janë: Berati 162; Dibra 323; Durrësi 96; Elbasani 348; Fieri 113; Gjirokastra 185; Korça 244; Kukësi 324; Lezha 147; Shkodra 687; Tirana 301; Vlora 378.

Aplikimet për këtë nismë do të vijojnë përgjatë gjithë vitit për qytetarët dhe emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri.

Kjo nismë synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror, por me akses të kufizuar në investime.

Aplikimet mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për një periudhë 10-vjeçare, një masë që synon të nxisë investimin e hershëm dhe të qëndrueshëm në këto zona.

“Paketa e Maleve” vjen si pjesë e një strategjie më të gjerë për zhvillimin e zonave të thella malore dhe për frenimin e braktisjes së territorit, duke e kthyer potencialin natyror në një burim të qëndrueshëm të ardhurash për komunitetet vendase.

Lexo më shumë nga

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…