Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit “Bajraktar”, pjesë e misioneve të NATO-s

Në Portin e Durrësit është ankoruar sot anija luftarake “TCG Sancaktar”, e klasit “Bajraktar”, pjesë e flotës ushtarake turke dhe forcave të Aleancës.


Në Portin e Durrësit është ankoruar sot anija luftarake “TCG Sancaktar”, e klasit “Bajraktar”, pjesë e flotës ushtarake turke dhe forcave të Aleancës.

Anija është ankoruar në Portin e Durrësit për një qëndrim 1-ditor në kuadër të vizitës së misionit NSPA të NATO-s në vendin tonë.

“TCG Sancaktar” është e gjatë rreth 139 metra dhe me kapacitet mbajtës deri në 1.200 tonë ngarkesë. E ndërtuar në vitin 2016 në kantierin Anadolu, anija mund të mbajë 18-20 tanke apo 24 automjete të blinduara, si dhe rreth 350 forca ushtarake në bord.

Kjo anije ka marrë pjesë në një sërë misionesh të rëndësishme, ndër të cilat Peace Spring në Siri në 2019, Efes 2024, ku është angazhuar dhe ka asistuar në operacionet e bashkëpunimit strategjik, të stërvitjeve ndërkombëtare dhe të ndihmës emergjente përfshirë operacionet amfibe, transportin e personelit dhe pajisjeve, mbështetjen logjistike, ndihmën humanitare dhe reagimin ndaj katastrofave natyrore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…