Ministria e Ekonomisë, projektligj për sigurinë e blerjeve online

Ministria e Ekonomisë ka hartuar një projektligj të posaçëm për rregullimin e tregut të produkteve që shiten online, izolimin e reklamimit të mallrave të pasigurta si dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme.


Ministria e Ekonomisë ka hartuar një projektligj të posaçëm për rregullimin e tregut të produkteve që shiten online, izolimin e reklamimit të mallrave të pasigurta si dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme.

Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, projektligji synon të forcojë kontrollet me qëllim përafrimin e legjislacionit me BE.

Në një intervistë televizive, zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, tregon se si do të funksionojë nëse ky projektligj merr dritën jeshile në komisionet parlamentare.

“Shumë produkte të shitura online që vijnë nga jashtë territorit shqiptar nuk kanë një subjekt të identifikueshëm në Shqipëri, duke kufizuar ndjeshëm ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse në rastet kur produktet paraqesin rrezik për shëndetin e përdoruesve. Ndërsa masa do të merren duke filluar që nga gjurmueshmëria e produktit”, thotë ai.

Përmes këtij projektligji, synohet të forcohet mbikëqyrja e produkteve të shitura në largësi, duke krijuar mekanizma ligjorë të qartë për identifikimin e përgjegjësisë, ndërhyrjen efektive dhe promovimin e një mjedisi të drejtë dhe të sigurt tregtar, në përputhje me standardet evropiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.