Manja: Shqipëria përmbyll me sukses ciklin e raportimeve me Komisionin Evropian për kapitujt 23 dhe 24

Shqipëria ka përmbyllur me sukses ciklin e raportimeve me Komisionin Evropian për kapitujt 23 dhe 24.


Shqipëria ka përmbyllur me sukses ciklin e raportimeve me Komisionin Evropian për kapitujt 23 dhe 24.

Kështu bëri me dije sot ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nënvizoi se Shqipëria “dëshmoi se shteti i së drejtës ndërtohet me punë të përditshme, bashkëpunim institucional dhe rezultate të prekshme”.

Manja theksoi se në këtë proces, Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr 21 takime raportuese, mbi 85 orë diskutime e negociata dhe mbi 3500 faqe dokumentacion teknik.

“Tabelat e përputhshmërisë, draftligjet, relacione shpjeguese dhe analizat cilësore tregojnë qartë për një proces që ecën me standardet më të larta evropiane”, theksoi Manja.

Nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, sipas ministrit, “55 institucione dhe afro 200 profesionistë kanë punuar ngushtësisht për këtë proces, duke garantuar një raportim të besueshëm dhe të plotë”.

“Një hap tjetër drejt Shqipëria2030 dhe familjes evropiane”, shkruan Manja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…