Do të paraqesë pozicionin negociues me BE për grupkapitullin 5, Rama: Shqipëria nuk ndalet

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi sot Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur pozicionin e saj negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se ky vendim vjen në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria nuk ndalet. Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni””, u shpreh Rama.

35 kapitujt e negociatave për pranimin në BE janë ndarë në gjashtë grupkapituj. Shqipëria vlerësohet se ka përparuar me shpejtësi në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësimin në BE, proces i cili ka nisur në tetor 2024.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Posta Shqiptare–IdentiTek, marrëveshje për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve

Marrëveshja u firmos nga administratori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, dhe administratorja e IdentiTek, Silda Anagnosti Çepe.

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia