Matura Shtetërore, nisin aplikimet për formularin A1Z

Janë hapur aplikimet online për Formularin A1Z nëpërmjet portalit e-Albania, për të gjithë maturantët e viteve të kaluara që duan të vijojnë studimet universitare këtë vit.


Janë hapur aplikimet online për Formularin A1Z nëpërmjet portalit e-Albania, për të gjithë maturantët e viteve të kaluara që duan të vijojnë studimet universitare këtë vit.

Sipas të dhënave të publikura në portalin e-Albania, 1378 aplikime janë kryer, vetëm gjatë orëve të para të hapjes së shërbimit.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 15 Korrik, ora 16:00.

Portali E-Albania publikoi hapat që ndiqen për të aplikuar online për Formularin A1Z:

Hyni në llogarinë tuaj si qytetar në e-Albania;

Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;

Zgjidhni Formularin A1Z dhe plotësoni të dhënat e kërkuara

Klikoni “Dërgo” dhe paraqituni pranë shkollës për konfirmimin e aplikimit

Shërbimi është falas dhe nuk kërkon dokumentacion shoqërues.

Formulari A1Z është një formular që plotësohet nga cilido që ka përfunduar shkollën e mesme dhe procesin e maturës shtetërore, në një vit të caktuar para këtij aktualit. Formulari plotësohet në mënyrë që maturantët e viteve të kaluara të kenë mundësi të konkurrojnë për të studiuar në universitet këtë vit.

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.