35 vjet nga hyrja në ambasada

Në 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë kohë në Shqipëri, në kërkim të lirisë së munguar prej 5 dekadash.


Në 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë kohë në Shqipëri, në kërkim të lirisë së munguar prej 5 dekadash.

Brenda pak ditëve në oborret e ambasadave të Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, kishin ngritur “kampin e fushimit” rreth 5.000 refugjatë shqiptarë që kërkonin azil politik.

Edhe pse nuk e dinin se ku do të përfundonin, shqiptarët kapërcyen muret e selive diplomatike në Shqipëri me një qëllim të vetëm: ikjen për në perëndim.

Kjo ngjarje është konsideruar si rënia e “Murit të Berlinit” në Tiranë, që më pas do të sillte dhe zhvillime të tjera për të kulmuar në dhjetor të vitit 1990 me lëvizjen studentore dhe lejimin e pluralizmit politik.

Në këtë 35-vjetor të hyrjes së shqiptarëve në territorin e ambasadave të huaja, Ambasada Gjermane në Tiranë, publikoi online një ekspozitë digjitale me imazhe nga kjo periudhë. Në Ambasadën Gjermane kërkuan strehim më shumë se 3200 persona ndërkohë azilkërkuesit në total arrinin në 5000 vetë.

Lexo më shumë nga

Ahmetaj: Sistemi financiar shqiptar i përgatitur për sfidat klimatike

Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, organizuar nga…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ahmetaj: Sistemi financiar shqiptar i përgatitur për sfidat klimatike

Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, organizuar nga…