Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Kalabrinë, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa Caterina Albanase Frascineto, San Demetrio Corone, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, Castroregio dhe Cerzeto.


Presidenti Bajram Begaj vizitoi Kalabrinë, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa Caterina Albanase Frascineto, San Demetrio Corone, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, Castroregio dhe Cerzeto.

Presidenti Begaj e konsideroi komunitetin arbëresh në Itali si urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë, midis të kaluarës dhe të ardhmes, midis identitetit dhe integrimit të plotë të shoqërisë sonë.

“Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyrë të pandashme Shqipërinë dhe Italinë, dy kombe që kanë rrënjë të përbashkëta, ideale të përbashkëta dhe një histori të gjatë, një histori të gjatë dashurie, miqësie dhe vëllazërie”, theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti i Republikës në takimet e tij me arbëreshët nxiti përcjelljen e historive familjare të trashëguara brez pas brezi për të mbajtur gjallë këtë pasuri kulturore unike.

“Mos harroni se çdo herë që një fëmijë dëgjon një fjalë në arbërisht, çdo herë që një gjysh apo gjyshe i rrëfen në gjuhën arbëreshe fëmijëve, ringjallet tek ta diçka shumë e çmuar. Arbërishtja rifillon të jetojë dhe të ringjallet. Ju jeni rrënjët, ndërsa fëmijët dhe nipërit tuaj janë filizat, filizat e të ardhmes së Kalabrisë, të Shqipërisë dhe Italisë”, tha Begaj.

Duke përmendur figura të rëndësishme të letërsisë, kulturës dhe politikës arbëreshe, Begaj u shpreh se tek arbëreshët ai sheh rojtarët më të mirë të shpirtit identitar, të gjuhës, kulturës dhe riteve fetare.

“Gjithçka këtu më bën të mendoj se gjuha jonë, gjuha arbëreshe, gjuha shqipe, ka rojtarët e vet këtu në Kalabri.”

Presidenti Begaj u ndal dhe në angazhimin e përbashkët të institucioneve të të dyja vendeve për të paraqitur në UNESCO dosjen e “Motit të madh”, një mënyrë e mbrojtjes së kësaj pasurie kulturore gjuhësore dhe ruajtje e riteve fetare, së bashku me kostumet plot ngjyra e gjallëri si pasuri jomateriale e njerëzimit.

“Ishte poeti i madh Zef Serembe që arriti të transformonte dhembjen e mërgimit me dashurinë për atdheun me vargjet aq të bukura, që janë të përjetshme. Ishte heroi Terenc Toçi, figurë e shkëlqyer e angazhimit civil dhe politik, një pioner i idesë së një Shqipërie moderne, një Shqipërie demokratike e të lirë. Këta shembuj dëshmojnë se ju jeni më shumë se një komunitet, jeni më shumë se një qytet, është një zë kujtese, një zë drite, një zë shprese.”

Në këto komunitete, që janë pjesë integrale e jetës italiane, por me një ndjenjë të thellë përkatësie shqiptare, Presidenti ftoi që kjo marrëdhënie e veçantë shpirtërore duhet të materializohet me një fuqizim dhe forcim të marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimeve tregtare dhe shtim të bashkëpunimit mes Rajonit të Kalabrisë dhe rajoneve të ndryshme në Shqipëri.

“Ftoj cilindo qytetar, italian, arbëresh dhe shqiptar, të gjithë së bashku të promovojmë dhe të nxisim më fort projekte bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor e ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë. Të nxisim dhe të promovojmë projekte që rrisin shkëmbimet midis studentëve, midis artistëve të rinj, të inkurajojmë bizneset shqiptare dhe ato italiane të ndërtojnë partneritete të besueshme, partneritete në sektorë të turizmit, në sektorë të agrikulturës, në sektorë të artizanatit, sepse vetëm kështu marrëdhëniet tona do të forcohen”, u shpreh Begaj.

Pas kësaj vizite, nën kujdesin e Presidentit Begaj tri komuna arbëreshe do të kenë në sheshet e tyre simbolin e forcës arbëreshe: bustet e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Begaj shprehu bindjen e tij se vizioni evropian i shqiptarëve është rruga e drejtë që na forcon e na zhvillon.

“Besoj te forca e kësaj miqësie, besoj te forca e kësaj vëllazërie, besoj te këta tre flamuj që janë pas nesh: flamuri shqiptar, flamuri italian dhe flamuri i Bashkimit Evropian, që së bashku jemi më të fortë dhe do të bashkekzistojmë përjetë”, theksoi Kreu i Shtetit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Kalabrinë, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci,…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Kalabrinë, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci,…