Forumi Global i Shërbimit Publik të OKB-së, Pirdeni prezanton reformat për administratë eficiente

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë në forumin e nivelit të lartë, “Forumin e Shërbimit Publik të Kombeve të Bashkuara”, i organizuar nga Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë në forumin e nivelit të lartë, “Forumin e Shërbimit Publik të Kombeve të Bashkuara”, i organizuar nga Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale (UN DESA, me temë: “Pesë vite deri në 2030”: Përshpejtimi i Shërbimeve Publike për një të Ardhme të Qëndrueshme, në qytetin e Samarkandit, në Samarkand në Republikën e Uzbekistanit.

Ministrja Pirdeni tha se në këtë forum prezantoi “reformat për një administratë më eficiente me në qendër qytetarin dhe infrastrukturë publike digjitale që afron institucionet me njerëzit”.

“Nga qeverisja digjitale tek inteligjenca artificiale për integrimin evropian, po mundohemi të tregojmë se edhe vendet e vogla mund të shtyjnë përpara projekte ambicioze”, pohoi Pirdeni në një postim në rrjetet sociale.

Forumi Global i Shërbimit Publik të OKB-së shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira midis vendeve pjesëmarrëse dhe institucioneve partnere.

Në punimet e këtij sesioni, forumi i Shërbimit Publik të Kombeve të Bashkuara, u përqendrua kryesisht në nxitjen e inovacionit dhe transformimit në sektorin publik, me synimin për të forcuar kapacitetet aktuale dhe të ardhshme të administratave publike.

Punimet e forumit gjithashtu u fokusuan mbi mënyrat konkrete për të përshpejtuar transformimin e sektorit publik në mënyrë që administratat e shteteve respektive të jenë më elastike, gjithëpërfshirëse dhe më të orientuara drejt qytetarëve.

Në këtë forum, pjesëmarrës ishin edhe ministra përgjegjës për administratën publike nga vende të ndryshme të botës, drejtues të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësues të autoriteteve vendore, aktorë të shoqërisë civile, si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat do të angazhohen për ndarjen e përvojave, praktikave më të mira dhe qasjen inovative në drejtim të rritjes së kapaciteteve institucionale dhe digjitalizimit të shërbimeve publike.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…