“e-Legjislacioni”, Huber: Kapitull i ri për ligjbërjen në Shqipëri dhe për digjitalizimin

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber mori pjesë në prezantimin e portalit “e-Legjislacioni” të Kuvendit të Shqipërisë, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm ndaj transparencës dhe llogaridhënies.


Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber mori pjesë në prezantimin e portalit “e-Legjislacioni” të Kuvendit të Shqipërisë, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm ndaj transparencës dhe llogaridhënies.

Në këtë takim ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në fjalën e saj, Huber tha se “ky portal i legjislacionit elektronik shënon kurorëzimin e mbështetjes sonë afatgjatë për Kuvendin nëpërmjet partnerëve në OSBE”.

“Puna jonë përbashkët ka arritur më shumë se një sukses teknik. Ka hapur një kapitull të ri për ligjbërjen në Shqipëri dhe për digjitalizimin, qëllimi ynë i përbashkët është që Shqipëria të arrijë qeverisjen e mirë dhe institucionet demokratike mirëfunksionale”, nënvizoi Huber.

Ambasadorja Huber u shpreh se “Zvicra e ka mbështetur Kuvendin nëpërmjet partnerëve dhe OSBE-së dhe ka pasur si qëllim ta bëjë Kuvendin dhe ligjbërjen më moderne, më të hapur dhe më të përgjegjshme nëpërmjet mënyrave digjitale”.

Kjo, vijoi Huber, i mundëson qytetarëve të kenë më shumë besim dhe të jenë më të angazhuar.

“Digjitalizimi është më shumë se teknalitet, ne besojmë se sistemet digjitale në momentin kur ato janë përfshirëse dhe janë përdorur me integritet mund të ndihmojnë kuvendet që të bëhen më efikase, më të hapur dhe ti vijnë më pranë njerëzve që shërbejnë”, tha Huber.

Ambasadorja zvicerane u shpreh se “ne sigurohemi që të gjitha ligjet dhe rregullat të jenë të aksesueshme për publikun. Është e rëndësishme që qeveria të mbetet e hapur dhe të japë llogari ndaj portali i ri është një hap i rëndësishëm ndaj transparencës dhe llogaridhënies”.

“Ky portal vjen në një moment thelbësor për Shqipërinë, mundësia për t’iu bashkuar Bashkimit Europian duket e qasshme dhe kapitulli 10 i paketave të negociatave përfshin median dhe shoqërinë e informacionit”.

“Duke investuar në këtë infrastrukturë digjitale Kuvendi i Shqipërisë po i përafrohet standardeve europiane mbi të dhënat e hapura e transparencën”, tha Huber.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambiente të reja për 450 nxënësit e shkollës “Skënderbeu” në Krumë të Hasit

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se “pas rikonstruksionit të plotë hapet një faqe e re në historinë e gjimnazit…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ambiente të reja për 450 nxënësit e shkollës “Skënderbeu” në Krumë të Hasit

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se “pas rikonstruksionit të plotë hapet një faqe e re në historinë e gjimnazit…