Projektligji për eficencën e energjisë, drejt rinovimit të 8200 ndërtesave publike deri në vitin 2050

Projektligji është në përputhje me objektivat e Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën deri në vitin 2050.


Komisioni për Çështjet Europiane miratoi sot projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave”, një nismë që synon rritjen e eficencës së energjisë në ndërtesa dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

Projektligji është në përputhje me objektivat e Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën deri në vitin 2050.

Gjatë mbledhjes, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, theksoi se ligji ka për qëllim përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave të reja dhe ekzistuese, si dhe transformimin e tyre në ndërtesa pa emetime.

Ajo nënvizoi se ligji do të zbatohet për të gjitha ndërtesat që nga faza e projektimit deri në lejen e shfrytëzimit, përfshirë ndërtesat që do t’i nënshtrohen rinovimeve të konsiderueshme.
Në fokus të zbatimit të projektligjit është edhe rinovimi i ndërtesave publike.

Sipas zv/ministres parashikohet deri në vitin 2050, rinovimi i rreth 8200 ndërtesave publike që përbëjnë një sipërfaqe prej 5.5 milionë metrash katrorë.

Në kuadër të këtij angazhimi, do të rinovohet çdo vit 3% e sipërfaqes totale të ndërtesave publike në pronësi të qeverisjes qendrore dhe 2% në nivel vendor.

Zëvendësministrja Muçaj bëri të ditur se projektligji parasheh një plan të qartë për financimin dhe zbatimin e këtyre masave, ku shpenzimet për rinovimin do të përfshihen në planet buxhetore afatmesme të institucioneve që kanë në pronësi ndërtesat përkatëse.

Investimet do të bëhen duke pasur në fokus koston optimale dhe përfitimin afatgjatë, me qëllim garantimin e eficencës së energjisë dhe shmangien e kostove të panevojshme.

Ky projektligj, theksoi ajo, që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave klimatike dhe energjetike të vendit, konfirmon vullnetin e qeverisë për përafrim të mëtejshëm me direktivat e Bashkimit Europian në fushën e energjisë dhe mjedisit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Salla: Modele të reja zhvillimi dhe partneritet publik-privat për një bujqësi moderne

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me partnerët ndërkombëtarë për zhvillim, ku diskutuan mbi…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla: Modele të reja zhvillimi dhe partneritet publik-privat për një bujqësi moderne

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me partnerët ndërkombëtarë për zhvillim, ku diskutuan mbi…